Ish-kryeministri Berisha ka reaguar pas një investigimi të “Hashtag.al” i cili zbuloi se ekspozita e Ramës në Bienalen e Venecias është financuar nga fonde publike.
Berisha shkruan se ky skandal korruptiv duhet të hetohet nga prokuroria.
“Ky perben nje skandal tjeter korruptiv te Norieges. Duke denuar me ashpersi te madhe kete afere te piste, i bej thirrje prokurorise te nise menjehere hetimet”, shkruan Berisha.
Kujtojmë që një investigim i “Hashtag.al” zbuloi dokumentin ku Kontrolli i Lartë të Shtetit zbuloi se qeveria e kryeministrit Edi Rama, e ka financuar me fonde publike këtë bienale.
REAGIMI I BERISHËS:
SKANDAL: Qeveria e Norieges financon fshehtas ekspozimin e shkarravinave te adoleshentit te droguar Rama ne Venecia.
Te dashur miq, mediat kane zbuluar me dokumenta se qeveria e Norieges ka financuar fshehtas me parate e takspaguesve shqiptar, ekspozimin e shkarravinave te Rames ne Bienalen e Venecias, te cilat u vleresuan nga kritiket me ne ze te artit si zhgarravina te ngjashme me ato te nje adoleshenti te droguar dhe qe jane pa vlere por u ekspozuan sepse i solli nje kryeminister.
Ky perben nje skandal tjeter korruptiv te Norieges. Duke denuar me ashpersi te madhe kete afere te piste, i bej thirrje prokurorise te nise menjehere hetimet. sb
DOKUMENTET EKSKLUZIVE – Qeveria ka financuar fshehurazi Bienalen e Venecias
Javën e fundit u përcoll me bujë ekspozita personale/private e artistit Edi Rama në Bienalen e Venecias. Por një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, zbulon se qeveria e kryeministrit Edi Rama, e ka financuar me fonde publike këtë bienale.
Raporti i siguruar në rrugë zyrtare nga Hashtag.al, zbulon se në intervalin kohor Mars-Tetor 2016, Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka kryer një sërë prokurimesh të paqarta dhe të dyshimta publicitare, me kompani të huaja dhe shqiptare. Pjesë e kapilarëve të financimit ka qenë dhe ‘Fondacioni Bienalja e Venecias’.
Historia nis në Mars 2016, kur ish-ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, vendosi një fond prej afro 500 mijë dollarë (në total për vitin 2016) në dispozicion të spoteve publicitare për promovimin e Shqipërisë. Ky ishte projekti i quajtur ‘Albania go on your ëay’.
Më pas ministria e Ekonomisë lidhi kontratë me një kompani të huaj, e cila mori përsipër që të shfaqte spotin promovues gjatë kampionatit evropian të futbollit ‘Euro 2016’.
Shteti shqiptar pagoi 95 mijë euro për të drejtat e transmetimit të kësaj reklame, por siç zbulon raporti i KLSH-së, spoti nuk u transmetua në Francë për shkak të disa komplikimeve me afatet e kontratës.
Dhe çfarë bën ministria pas kësaj?
E sposton transmetimin e këtij spoti në tetor për llogari të ‘Bienales së Venecias’.
Lexoni me vëmendje çfarë konstaton raporti i KLSH-së:
“Spoti rezulton se është përdorur për promocion gjatë Festivalit të Venecias dhe jo gjatë kampionatit Evropian”
Më tej raporti zbulon:
“Nga auditimi ekziston komunikimi elektronik me kompaninë “Outdoor Revolution” me seli në Londër, me AKT(Agjencia Kombëtare e Turizmit), përfaqësuar nga ish-drejtori i marketingut në AKT. Ku është pranuar, “silver package 12×30” spote në ditë, për 11 ditë. Në këtë ofertë, del e paqartë që është spoti prej 10 sekonda, i cili u prodhua nga kompania fituese ‘Publicita shpk”, për t’u publikuar në Euro-2016, apo kemi të bëjmë me ndonjë spot tjetër. Në faturën e sjellë nga kompania e huaj, “Rapture Entertainment Limited” Londër, flitet për një spot 30 sekonda.
Nga auditimi i dosjes fizike kompania e cila ka ekskluzivitetin për transmetimin e spotit është “Outdoor Revolution” me këto të dhëna: “Fondazione La Bienale di Venezia” dhe nuk jepet asnjë dokumentacion ligjor dhe asnjë argumentim faktesh për lidhjen që kanë këto kompani “të përzgjedhura nga AKT-ja”.
Faksimile 2 bienale rama venezia klsh 2
Thënë në mënyrë të përmbledhur, gjetjet e audituesve zbulojnë kryesisht se:
-Ministria e Ekonomisë ka bërë një ‘mish-mash’ kontratash me disa kompani të huaja për transmetimin e spotit promovues në Euro 2016, me vlerë rreth 95 mijë euro.
– Ministria dështoi me realizimin e këtij spoti në Francë, por tre muaj më vonë, bëri transferimin e të drejtave të spotit promovues për në Bienalen e Venecias.
– Kontratat dhe procedura si e kreu këtë transferim duket e paqartë dhe për audituesit e KLSH-së, të cilët shprehin në mënyrë eksplicite mungesën e dokumenteve dhe faturave në ministri.
-Ato pak dokumente të siguruara nga KLSH-ja zbulojnë se kontrata e lidhur në Tetor me kompaninë angleze “Outdoor Revolution” shkonte për llogari të ‘Fondacionit Bienalja e Venecias‘
-Ministria e Ekonomisë nuk ka ofruar dokumentacion të plotë për të treguar në mënyrë të detajuar se sa fonde publike ka përfituar Fondacioni Bienalja e Venecias, ndërsa KLSH-ja shprehet se projekti total i ministrisë për reklamat promovuese ishte rreth 500 mijë dollarë.
Ndonëse ka financuar një spot promovues për vendin, ministria e Ekonomisë e ka mbajtur të fshehtë këtë fakt dhe nuk e ka deklaruar në asnjë zëdhënie publike.
Raporti i KLSH-së e vendos kryeministrin Edi Rama në një konflikt të pastër interesi, pasi audituesit kanë vërtetuar se ekspozitat private të Edi Ramës janë realizuar në një bienale e cila merr financime nga fondet publike të qeverisë shqiptare.
Për më tepër, ministria e Ekonomisë ka refuzuar të detajojë kontratat që ka lidhur me kompanitë private sa i takon këtij financimi. / Hashtag.al
(B.H/Shuplaka)