20:39 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Reagon Blushi ndaj Ramës për votimin elektronik: Sa i gjorë, sa i mjerë në arsye

15:11 | 20/01/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Reagon Blushi ndaj Ramës për votimin elektronik: Sa i gjorë, sa i mjerë në arsye

Kryeministri Edi Rama komentoi sot kërkesën e PD-së për votim elektronik, si kusht për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këtë kërkesë Rama e quante të parealizueshme dhe thotë se PD e ka të pashmangshme humbjen në zgjedhjet e 18 Qershorit. Ben Blushi në një status në rrjetet sociale, për deklaratën e kryeministrit se numërimi elektronik i votave është një aventurë, thotë: “Sa i vjetër në ide, sa i plakur në mendim, sa i gjorë në frikë, sa i mjerë në arsye”.

Postimi:

ZGJEDHJET DHE CEZMA E EDI RAMES

 “Edi Rama paska thënë se numërimi elektronik i votave në Republikën tonë është një aventurë e rrezikshme. Dhe këtë pohim prej amatori profesionist nuk ja ka deleguar asnjërit prej dallëndysheve të Rilindjes, por e ka stërholluar vetë me laps, me bojë e kartë. Pasi nuk bëri zgjedhje për shtatë vjet si Kryetar i Rilindjes, pasi grabiti nje mandat pa votim por me referendum,pasi vodhi votat e referendumit brenda partisë, i cili ende nuk ka rezultat, pasi dha gjithë shëndetësinë me koncesion, pasi miratoi ligjin e mbetjeve, pasi mbolli kanabis me leje në çdo cep, pasi bëri deputet dhe kryetar bashkie cdo bandit me kollare, pasi dëboi dyqind mijë shqiptarë në emigracion, pasi e ktheu energjinë në mall luksi, pasi rriti cmimin e gazit dhe të naftës, pasi e ktheu diplomacinë shqiptare në guidë turistike dhe pasi pasuroi dhjetë te pasur me taksa duke varfëruar 1 milion te varfër, thotë se votat e tyre do ti numërojë vetë pasi makina elektronike gabon më shumë se çdo numërues batakci. Beson se do të na bindë se numëruesi i tij nuk vjedh vota por makina vjedh, se numëruesi nuk fle, por makinën e zë gjumi, se numëruesi nuk lodhet por makina drobitet,se numëruesi punon pa drita por makina jo, se numëruesi nuk ha por makinën e merr uria, se numëruesi nuk pi por makina ka etje, se numëruesi sheh por makina është miope, se numëruesi nuk sëmuret por makinën e zë gripi, së numëruesi nuk plaket por makina ndryshket, se numëruesi nuk iken por makina zhduket, se numëruesin nuk e merr njeri në telefon por makina ia hap celularin kujtdo, se numëruesi llogarit kurse makina numëron. Cfarë mjerimi. Sa i vjetër në ide, sa i plakur në mendim, sa i gjorë në frikë, sa i mjerë në arsye. Dhe të mendosh se këtë e thotë dikush, që pasi hapi digën dhe shkaktoi përmbytje, thotë se hapja e cezmës është një aventurë! (J.V/Shuplaka)

 

 

Etiketa: Ben Blushivotimi elektronik
Pas

Klosi takim me Palmerin: Shqipëria rol stabilizues në rajon

Para

Shpresë dhe emocione, zjarrfikësit nxjerrin nga rrënojat nënën dhe fëmijën e saj bllokuar nga orteku (VDIEO)

Para
Shpresë dhe emocione, zjarrfikësit nxjerrin nga rrënojat nënën dhe fëmijën e saj bllokuar nga orteku (VDIEO)

Shpresë dhe emocione, zjarrfikësit nxjerrin nga rrënojat nënën dhe fëmijën e saj bllokuar nga orteku (VDIEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

Piloti i një aeroplani luftarak në Spanjë bëri “një manovër të rrezikshme, për të shmangur një katastrofë” – në një plazh të mbushur me njerëz në Spanjë

Kina u ofron prindërve 500 dollarë për të rritur shkallën e lindjeve

Tarifat e Trump shkaktojnë alarmin e industrisë farmaceutike në Europë

Komisionerja e BE-së Marta Kos: Serbia e detyruar të zbatojë kuadrin e saj ligjor për të drejtat e shqiptarëve

“Hamasi duhet të dorëzojë armët”, kryeministri palestinez thirrje në OKB: Gaza duhet të kontrollohet nga Autoriteti Palestinez

Shtetet e BE-së luftojnë mbipopullimin e burgjeve, disa vende shqyrtojnë planet për transferimin e të dënuarve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.