23:42 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Reagon Braçe ndaj Panaritit: Thuaju Gimave ç’është ebola, mbetën qofterive duke kërkuar ta blejnë me lekë

16:47 | 16/06/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Reagon Braçe ndaj Panaritit: Thuaju Gimave ç’është ebola, mbetën qofterive duke kërkuar ta blejnë me lekë

Deputeti socialist Erion Braçe i është përgjigjur ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti i cili sot e akuzoi se investimet publike në bujqësi i paraqet si veprat e veta.

Ministri I Buqësisë Edmond Panariti e akuzoi sot depytetin socialist Erion Braçe se investimet publike në bujqësi i paraqet si vepra të vetat.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale deputeti Erion Braçe ka reaguar duke i drejtuar disa pyetje ministrit në lidhje me subvencionet në Lushnje e Divjakë.

Ndërkohë Braçe thotë se ministri nuk ka qenë kurrë të shikojë kanalet, ndërsa kryeministri i tij ka qenë 7 herë. Por gjithsesi Braçe, nuk fajëson ministrin, të cilin e quan ‘profesor’ por siç thotë ai, atë që e drejton vërtetë atë ministri.

Braçe ka dhe një përgjigje për ‘ebolën’, siç e quajti Kreu i Kuvendit Ilir Meta, dje në mitingun në Tiranë, Rilindjen.

POSTIMI I PLOTË I BRAÇES
Ministër, mirëdita!!
Mësova se, më në fund, u zgjuat edhe ju;
Reaguat!
Në fakt, unë prisja një përgjigje për pyetjen e thjeshtë të disa ditëve më parë, gjithnjë lidhur me bujqësinë, asfare me ju:
Cili është një bujk i vetëm në Divjakë e Lushnjë që ka përfituar qoftë edhe një lek të vetëm subvencion të drejtpërdrejtë për punën me tokën?

Duhet një përgjigje!
Janë 47-48 milion euro, ku kanë shkuar?
Si thua? Duhet një përgjigje.
Nuk kalohet nga këtu siç ju dhe kali lumin!
Dhe jo vetëm për këtë;
Edhe për pyetjen tjetër:

Ku kanë shkuar 26 mijë metër katrore tokë bujqësore e kategorisë së parë? Kujt i janë dhënë? Sa nga kjo sipërfaqe është kultivuar? Sa njerëz janë punësuar?

E bën dot?
Një përgjigje e thjesht duhet, duke nisur nga Libofsha, nga ai “bujku” prej Bangladeshi.
Nuk po të akuzoj, thjesht po të kërkoj një përgjigje të thjeshtë, gjithnjë e lidhur me punën tuaj, efektin e kësaj pune tek bujqit, puna e tyre me tokën.

Në anë tjetër, nuk habitem hiç nga statusi juaj për “përvetësimin e kanaleve”!
Patjetër ti, ju, partia juaj, veç kaq mund të bëni.
Ju personalisht, as që mund ta dini ku kam qenë unë, ku jam;
Ka një arsye të thjesht:
Ju nuk keni qenë kurrë atje ku kam qenë unë, kanal më kanal, vaditës e kullues, i parë, i dytë apo i tretë.
Ju nuk vini dot aty;
Ndaj mua më njohin të gjithë, më kanë parë edhe bujqit, edhe punëtorët, edhe manovratorët, siç i njoh dhe unë!
Di emrin e ndonjërit prej tyre ministër?
E kupton që arkiva e “Facebook”, “Instagram” është një provë, për mua e për ty, por arkiva njerëzore e prezencës, kontakteve, punës së përbashkët, është një provë e pacenueshme.
Unë kam qenë, ti, ju, partia juaj JO! Zero!

Pyetje e thjeshtë është ministër, përsëri;
Kur ke qenë për herë të fundit në inspektimin e një kanali, kullues e vaditës për herë të fundit?
Mos u mundo kot me përgjigjen;
Kryeministri yt ka qenë shtatë herë, ti asnjëherë. Zero!
Unë, siç e sheh s’kam ç’të përvetësoj nga ju!

E kupton, projekti i fundit, është vonuar një jetë, nga dhjetori i 2012 në janar 2017!!!
Çfarë kohe e çmuar është humbur?!
Ju jeni përgjegjësit!!

Dhe ti e di fort mirë çfarë ministrie mal kam lëvizur unë, Vali, Oljani e kryeministri për të vënë në lëvizje projektin!!
Ndaj merre pas çfarë ke shkruar!
Edhe për një arsye tjetër;
Unë kam punën, madje edhe punën përtej mundësive, ju llafet më së shumti, madje përtej çdo caku.
E di ç’është një punë e tillë;
Të pastrosh katërfishin e kanaleve me të njëjtat lekë.

Po ta bëj më të thjeshtë;
Me një lek, ju bënit 1 kilometër, ne me bashkitë e reja, bëjmë 4 të tilla.
Ndaj bashkia e Lushnjës ka pastruar 240 km në pak më shumë se një vit, 120 km bashkia e Divjakës; 450 km do arrijnë ketë vit, dy turne pune.

Profesor, ju respektoj pa masë,
gjithçka them s’ka lidhje me ju, por me drejtuesin real të asaj ministrie.
Unë i ndaj, ju e keni pranuar këtë derexhe drejtimi.

Ndaj nuk keni punë!
Ky është problemi!
Prej jush po vuajnë bujqit.
Përpara tyre nuk vë kërrkënd nga ju!
Ditë të mirë!
vo: të lutem thuaju Gimave ç’është ebola, mbetën qofterive duke kërkuar ta blejnë me lekë.

(S.SH/Shuplaka)

Pas

Zv/kryeministrja Mandija kërkon shkarkimin e Drejtorit të Drejtorisë Detare, zbulohet arsyeja

Para

Ministri Dervishaj denoncon presionin mbi LSI-në: Përfaqësuesi i PS-së ka kërcënuar aktivisten 18-vjeçare në Sarandë

Para
Ministri i LSI-së SULMON ashpër PS-në: Deri dje e kishte fajin Saliu, e çuat rininë maleve për hashash

Ministri Dervishaj denoncon presionin mbi LSI-në: Përfaqësuesi i PS-së ka kërcënuar aktivisten 18-vjeçare në Sarandë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

Thirrje për ndihmë/Dy nxënës të shkollës “At Shtjefën Gjeçovi” humbasin banesën nga zjarri

Rubio: Pa takim Trump-Putin, nuk ka përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

Tensionet nga zarfet e Diasporës, KQZ “përzë” vëzhguesit nga Parku Olimpik

Njoftimi përfundimtar/ Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk ka dëshirë të ndalë luftën, kërkohet më shumë presion ndërkombëtar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.