19:38 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Reagon Bylykbashi për Kolegjin Zgjedhor: Doktrinllëqet e Bibës, Majko do të thoshte Shut up!

15:54 | 11/05/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bylykbashi-Ramës: Me ligjin e Vettingut, theve Kushtetutën!

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka reaguar pas deklaratave të kreut të KQZ-së Denar Biba i cili tha se kërkesa e opozitës, konkretisht PAA-së për çregjistrimin e kandidatëve është e palegjitimuar.

Në një deklaratë për mediat, Bylykbashi i quan deklaratat e tij “doktrinllëqet e Bibës”, dhe shprehet se Biba zbaton urdhrat e partisë. Deputeti demokrat shpjegon se një parti e regjistruar nga KQZ është subjekt zgjedhor dhe ka të drejta ankimore deri në fund.

SHKRIMI I PLOTË:
Pandi Majko do të thoshte: Shut up!!!
Ka dalë sot Kryetari i KQZ dhe paska bërë përsëri doktrine. Me ç’nuk e kemi dëgjuar deri më sot, teori pas teorish, se si afati nuk është afat e plot doktrinllëqe që në 20 vitet e fundit as KQZ, as ata që kanë hartuar Kodin ndër vite (dhe janë një numër ekspertesh me reputacion), dhe as ata që e kanë zbatuar, nuk i kishin dëgjuar ndonjëherë!
Pasi çuditi dynjanë duke na shpjeguar sesi periudha 49 ditë është e barabartë me 50 ditë, sot po na shpjegoka sesi një parti e regjistruar si subjekt zgjedhor me vendim KQZ-je nuk na qenka subjekt zgjedhor!
Unë e kuptoj z. Biba që nga zelli politik thotë e këput ç’të mundet që të ndihmojë partinë e tij. Madje z. Biba në 2013 braktisi detyrën e anëtarit të KQZ me urdhër partie. Këtë e mbajnë mend të gjithë. Ndaj nuk çuditem.
PAA është subjekt zgjedhor i regjistruar sipas procedurës së përcaktuar nga neni 64. Pikë! Pra është subjekt zgjedhor me vendim KQZ-je dhe ka të gjitha të drejtat ankimore që i jep ky Kod! Të kërcejë përpjetë Kryetari Biba.
Të lexoje më poshtë z. Biba dhe po gjeti listë shumë emërore si kërkesë për regjistrim subjekti, do ta quajmë Neni Biba.
Neni 64*
Regjistrimi i partive politike në zgjedhje
1. Çdo parti politike duhet të paraqesë kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ jo më vonë se 70 ditë përpara datës së zgjedhjeve.
2. Për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor për çdo lloj zgjedhjeje, një parti politike duhet të paraqesë në KQZ:
a) vërtetimin që partia është regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë;
b) emrin, mbiemrin dhe adresën e kryetarit të partisë, i cili është personi i autorizuar për të paraqitur kandidatët;
c) emrin zyrtar, shkronjat nistore dhe adresën e partisë;
ç) specimenin e vulës së partisë;
d) emrin, mbiemrin dhe adresën e financierit të partisë; dhe
dh) emrin, mbiemrin dhe adresën e personit përgjegjës për komunikimin me KQZ-në.
Kaq duhet dhe PAA e ka bërë këtë dhe është regjistruar. Do apo nuk do Kryetari Biba, sado doktrinar të jetë, edhe po t’i bashkohet ndonjë koleg që me akt normativ ndryshon Kushtetutën, nuk e ndryshon dot Kodin.
Një shpjegim i thjeshtë: një parti e regjistruar nga KQZ është subjekt zgjedhor dhe ka të drejta ankimore deri në fund. Por nëse nuk ka listë, ai subjekt zgjedhor thjesht nuk regjistrohet në fletën e votimit që është akti përmbyllës për votimin. E kuptove! Apo duhet dërrasë e zezë?
Për dijeni të Z. Biba, KQZ quhet KQZ dhe jo Biba, ka 7 anëtarë dhe vendos kolegjialisht.
Por z. Biba ka marrë dhe huqin që të bëjë edhe Kolegjin Zgjedhor tani. Shih bëj aq punë sa të kanë lënë me ligj për të bërë! Mjaft dhe intervista!
Ndaj jam shumë dakord me kolegun Pandi! Njësoj si atë ditë në Komision të Ligjeve.

(J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: denar bibaoerd bylykbashi
Pas

“Një Partizanase tifoze e Kukësit, hipokrizia në kulm”, Kodheli harron ekpin e vjetër (FOTO)

Para

Policia rrit masat e sigurisë për dëshmitarin e mbrojtur Ylvi Beqja

Para
Policia rrit masat e sigurisë për dëshmitarin e mbrojtur Ylvi Beqja

Policia rrit masat e sigurisë për dëshmitarin e mbrojtur Ylvi Beqja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

Faza e parë e “Giro d’Italia 2025” përmbyllet me sukses. Policia e Shtetit, kontribut thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon numrin e gjelbër për denoncimin e krimeve zgjedhore

Amnistia e qeverisë 48 orë para zgjedhjeve, reagon Partia Demokratike: U shkel Kodi Zgjedhir dhe barazia në garë

Bari/ Grupi italo-shqiptarë kthejnë apartamentin në laborator kokaine dhe marihuane, goditet grupi italo-shqiptar me 10 persona

Donald Trump: Jam dakord që amerikanët e pasur të taksohen më shumë, por ia lë në dorë Kongresit

Arrestohet në Itali shqiptari i kërkuar prej 10 vitesh, u zbulua nga sistemi digjital i hoteleve

SHBA tërhiqet në luftën tregtare, administrata Trump synon uljen e tarifave ndaj Kinës

Aksident i rëndë në Fresk gjatë ‘Giro d’Italia’, Mikel Landa dërgohet në spital pas përplasjes mes disa çiklistëve.

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.