19:10 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Reagon Bylykbashi pas kërkesës së PS-së dhe LSI-së për shtyrjen e afatit në KQZ: Overdozë budallallëku! Nuk shtyhet!

10:48 | 19/04/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Reagon Bylykbashi pas kërkesës së PS-së dhe LSI-së për shtyrjen e afatit në KQZ: Overdozë budallallëku! Nuk shtyhet!

Reagon deputeti Oerd Bylykbashi pas kërkesës së PS-së dhe LSI-së për shtyrjen e afatit të zgjedhjeve në KQZ. ”Overdozë budallallëku juridik”, e cilëson demokrati, duke argumentuar se ky afat nuk shtyhet.

REAGIMI I PLOTË:

”Overdozë budallallëku juridik

Sot paskan dalë PS dhe LSI e thonë se do t’i kërkojnë KQZ-së që të shtyjë afatin e regjistrimit të koalicioneve. Çfarë gallate idioteske. Është afat prekluziv! Nuk shtyhet! Pikë! Kush ju pengon të regjistroheni si koalicion? Askush. Kjo është një e drejtë jo një detyrim. Kaloi afati, humbet e drejta. Fundja mund të garojnë tek e tek, pse mërziten? Peshkun që i qelb bishti ere mund t’ia shesin shqiptarëve përsëri bashkë edhe pa koalicion në zgjedhje.

Këta duan ta bëjnë Kodin Zgjedhor si atë paçavuren që bënë për “vitingun” ku nuk lanë procedure e afat pa bërë çorap aq sa nuk merret vesh me llumin që kanë sajuar. Lodhu 10 vjet ne duke përmirësuar Kodin me konsensus, lodhu ODIHR duke rekomanduar të qartësojmë afatet. Të del Rama me Metën, e me një shkresë me dy firma hedhin në erë një Kod me 84 vota.

Të shohim nëse KQZ do të këpusë ndonjë kumbull doktrinare lapidare. Mund t’u shkojë në mend të nxjerrin një akt normativ të KQZ që kërkon 5 vota. Por KQZ nuk e ndryshon dot ligjin dhe afatet e tij edhe sikur të votojë me 7 vota unanime. Megjithatë, kur përfaqësuesit e qeverisë i thanë Gjykatës Kushtetuese se me akt normativ ndryshohet Kushtetuta, mos u habisni që ndokujt mund t’i shkojë në mendje që me akt normativ ndryshohet ligji.

Sugjerim për këta të PS-LSI: kërkoni një shkresë mbështetëse apo rekomandim për ndryshim afati andej nga ORMN (Oficina e Riparimit të Mjeteve të Ndërtimit) se kanë eksperiencë në ndryshime afatesh kushtetuese e ligjore. Ia morën dorën me “vitingun” kur i duhej Ramës dhe ndryshuan afatet, rivendosen afatet, ndryshuan procedurat kushtetuese e ç’nuk rekomanduan.”

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë bërë bashkë, për t’i kërkuar përmes një letre Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të shtyjë afatin e regjistrimit të koalicioneve në zgjedhje. Kërkesa mësohet se është bërë një ditë më parë dhe është firmosur nga krerët e dy grupeve parlamentare, respektivisht nga Gramoz Ruçi dhe Luan Rama. (V.G/SHUPLAKA)

Etiketa: afati i zgjedhjeveLSIoerd bylykbashiPDps
Pas

Koka mesazh Ramës për impiantin e mbetjeve në Fier, e krahason me Elbasanin: Kjo histori suksesi s’duhet të jetë e veçuar!

Para

Babai i rreh nusen, djali rreh babanë. Dhunë e dyfishtë në familjen nga Devolli

Para
Tentoi të presë damarët dhe të pinte fotoksinë, bashkëshorti e rrihte në sy të fëmijëve

Babai i rreh nusen, djali rreh babanë. Dhunë e dyfishtë në familjen nga Devolli

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fatkeqësia natyrore me përmbytje, rëndohet bilanci i viktimave në Teksas

Avokati Gylsen Zhllima për lirimin e Jamarbër Malltezit: Masa e sigurisë ishte për të kënaqur opinionin publik ndërsa SPAK ndihmoi Ramën për mandatin e katërt

800 fëmijë të humbur, fillojnë gërmimet në varrin masiv pranë ish-institucionit katolik në Irlandë

20 mijë emigrantë në 6 muaj kaluan La Manshin, rreth 50% më shumë se vjet. Anglia akuzon Francën për…

Të enjten seanca për mocionin e mosbesimit, Von der Leyen në Parlamentit Europian: Synon të destabilizojë BE-në!

Situatë kritike në Dukat, helikopteri ndërhyn për të shuar zjarrin në malin Vastak

Akuzat për vjedhje të ndihmave në Gaza, BE: Nuk kemi prova! Refuzojmë të bashkëpunojmë me fondacionet humanitare

Trump mbron ish-presidentin brazilian, presidenti amerikan: Lëreni të qetë Bolsonaron

Trump pret sot Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë/ Analiza: Pse ky është momenti më i rëndësishëm i vitit për Lindjen e Mesme

Ndryshimi i kufijve, ministri grek: Politikë e së kaluarës, histori e vjetër që nuk i intereson kujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.