Profesor Martin Henze, Kryetar i komisionit të Transportit në Këshillin Ekonomik të CDU-së gjermane, shprehet se zgjedhjet e reja në Shqipëri janë domosdoshmëri për vendin dhe ndërkombëtarët.
“Qeveria socialiste e Ramës do të jetë një problem i madh për bashkësinë ndërkombëtare. Korrupsioni në Shqipëri në të gjitha sektorët e qeverisë socialiste, Shqipëria është një qendër për trafikimin e drogës, kriminalitetin e rritur, ekonominë e lartë informale, pastrimin e parave të aktiviteteve kriminale, papunësinë e lartë…..”, shkruan Henze në një postim në rrjetin social “linkedin”, ku paraqet disa nga gjetjet kryesore të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, publikuar së fundmi.
“Zgjedhjet e reja janë të nevojshme në Shqipëri për sigurinë e familjeve shqiptare dhe komunitetit ndërkombëtar”, përfundon ai.