Kryeministri Rama ishte sot në Kukës ku u takua me votues për herë të parë dhe me një familje kuksiane. Pas vizitës së tij ka reaguar deputeti i djathtë Flamur Noka. Sipas tij Rama nuk u tha kuksianëve se kush i kishte përzënë 5000 kuksianë në këto katër vite rrugëve të Evropës.
Ai shprehet në rrjetet sociale se Rama nuk foli asnjë fjalë për Kukësin.
POSTIMI:
“Sot kryeministri ishte ne Kukës por nuk e dëgjuam te fliste për asnjë moment për Kukësin!!!!!Nuk ju tha se kush i përzuri mbi 5000 kuksianë ne keto katër vjet rrugëve te Evropës??Nuk ju tha pse nuk ka hapur asnjë vend pune. Nuk ju tha se pse jua ka përgjysmuar ndihmën ekonomike!!!
Nuk ju tha pse ka shkatërruar shëndetësinë ne Kukës ?!!!!Nuk ju tha kush e ka dyfishuar varfërinë ne këto katër vite.!!!!!Te rinjve nuk ju tha se kush jua mbylli filialin e Universitetit Shtetëror dhe po u pamundëson shkollimin!!!Nuk ju tha kuksianëve se pse i ka lënë pasdore dhe i ka trajtuar dhe vazhdon ti trajtoje si qytetar te dorës se dyte!!!Nuk ju tha pse nuk e ka Kukësin ne hartën e investimeve !!!Nuk ju tha kuksianëve se pse jua vrau shpresën e te jetuarit ne atë vend . (M.D/ Shuplaka)