22:45 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Reagon deputetja e PD-së: Qeveria e re si “Rrobat e Mbretit”

23:07 | 27/08/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Reagon deputetja e PD-së: Qeveria e re si “Rrobat e Mbretit”

Deputetja e zgjedhur në Tiranë nga Partia Demokratike, Orjola Pampuri ka reaguar në lidhje me emrat e kabinetit të ri qeveritat, të  bëra të ditura ditën e sotme nga kryeministri, Edi Rama.

Pampuri shkruan se Rama ka  rikthyer ministrat e dështuar të 4 viteve më parë të pohuar nga vete ai.

Ndër të tjera ajo shton se  vendosja e tyre në qeveri dhe Parlament është e lidhur drejtpërdrejt me regjimin komunis.

REAGIMI I PLOTË:

Qeveria e re si “Rrobat e Mbretit”

Prezantimi i i qeverise se re neokomuniste, pas haludimeve, hamendesimeve e pritjeve te gjata te oportunisteve, me ne fund mberriti. Mberriti pas nje fjalimi te gjate, ku prevalonin lavderimet e metaforat per ata, te cilet per dy muaj rresht, fill pas “blerje fitores” se 25 qershorit i beri per uje te ftohte. Sot i rivendosi perseri ministra, disa po aty, disa te tjereve thjesht u ndryshoi vendet dmth, te me ndjeni, por populli ka nje shprehje “hiqja lenes, verja prenes”.
Nuk di kush gezon sot me kete qeveri thjesht klienteliste, por di shume mire poshterimin qe u eshte bere qytetareve te ketij vendi e ne vecanti shtreses se ish te perndjekurve, me vendosjen e personave qe perfaqesojne direkt regjimin komunist.
Di shume mire si jane ndjere studentet e pedagoget kur rishohin perseri personin qe u perdhosi arsimin, shqiparet ane e kend te rrenuar e varferuar rishohin serish te njejtin person tek financat e energjetika.
Sa per ministrine e integrimit nuk na duhet me pasi tani qe rivendosim vizat, integrimi eshte shume larg, ndersa shendetesia pas deshtimit spektakolar te Beqjes i duhet tanime te mbingarkohet edhe me ceshtjet sociale, te cilat ne kater vitet qe shkuan ishin thjesht inegzistente. Pra, duhet i njejti person te merret edhe me ceshtjet sociale, por tanime si fraksion jo me si nje ceshtje me vete, pasi ky Kryeminister, nuk e beri kurre bilancin e varferise, ndihmes ekonomike, mbeshtetjes se personave me nevoja te vecanta, dhunes, vetevrasjeve, depresionit qe u paraqiten ne shifra alarmante keto kater vite. Pra “superministrja” do i perballoje te dyja edhe shendetesine edhe mirqenien sociale.
Kjo ishte qeveria qe kryeministri prezantoi sot ne nje fjalim, i cili mu duk sikur zgjati kater vite, e sikur te kishte bere po aq pune sa fjalimet e tij do te ishte ndryshe, por koha nuk i doli pasi mbolli kanabis ane e kend Shqiperise, bleu fitoren e 25 qershorit, sot nuk di me c’po ben. Rikthimi i ministrave te kater viteve te shkuara dhe te punes se tyre te deshtuar te pohuar nga vete kryeministri, si dhe vendosja e personave ne qeveri e Parlament, te cilet jane te lidhur drejtperdrejte me regjimin komunist, na ben te gjitheve se bashku edhe me te vendosur per tu perballur fort me kete qeveri te deshtuar qe ne gjeneze.

(S.SH/Shuplaka)

Etiketa: Orjola PampuriPDpsqeveria rerama
Pas

Përmbytje dhe tornado në SHBA, uragani “Harvey’” sjell viktimat e para

Para

Joga që në barkun e nënës, përfitimet për gratë shtatzëna dhe foshnjat

Para
Joga që në barkun e nënës, përfitimet për gratë shtatzëna dhe foshnjat

Joga që në barkun e nënës, përfitimet për gratë shtatzëna dhe foshnjat

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

Protestë dhe mbështetje masive për forcat e armatosura në Teheran

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.