18:05 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Reagon deputetja për fenomenin e fejesave të vajzave 12-vjeçare në Librazhd: Duhet të vihemi në alarm

17:29 | 26/03/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Reagon deputetja për fenomenin e fejesave të vajzave 12-vjeçare në Librazhd: Duhet të vihemi në alarm

Deputetja e djathtë Majlinda Bregu ka reaguar mbi reportazhin ku tregohej se si në një fshat të largët të Librazhdit vajzat minorene në moshën 12-vjeçare fejoheshin për t’i shpëtuar varfërisë e si rrjedhojë duke braktisur arsimimin.

“Dëshmia e shqetësimi i mësuesve më ngjau si këmbanë që nuk bie vetëm aty. Nuk dua të gjykoj as prindërit të cilët e motivojnë martesën e vajzave fëmije me varfërine dhe mungesën e perspektivës për vajzat e tyre. Nuk di dhe as mund të interpretoj Kur’anin dhe Hadithet e tij, por di se as në të drejtën islame nuk lejohen martesa pa pëlqimin e palëve.Por nëse ajo që ndodh në Polis-Sheh nuk është rast i shkëputur sic kam frikë, në alarm duhet të vihemi të gjithë”, shkruan Bregu.

POSTIMI I PLOTË I BREGUT:

Kodi i Familjes ne Shqiperi lejon martesat ne moshen 18 vjecare.

Irani i marton vajzat 9 vjec!
Ekuadori i marton 12 vjec!
Andorra i marton 14 vjec!

***
Abc News, transmetoi nje kronike lajm nga fshati Polis – Sheh i Librazhdit. 
Nisur nga shqetesimi i mesuesve te fshatit se vajzat e mitura po braktisnin shkollen per tu lidhur ne martese nga prinderit ne moshen 12-14 vjecare.

Nuk e njoh zonen, por deshmia e shqetesimi i mesuesve me ngjau si kembane qe nuk bie vetem aty.

Nuk dua te gjykoj as prinderit te cilet e motivojne martesen e vajzave femije me varferine dhe mungesen e perspektives per vajzat e tyre.

Nuk di dhe as mund te interpretoj Kur’anin dhe Hadithet e tij, por di se as ne te drejten islame nuk lejohen martesa pa pelqimin e paleve.

Por nese ajo qe ndodh ne Polis-Sheh nuk eshte rast i shkeputur sic kam frike, ne alarm duhet te vihemi te gjithe!

E para: Shqiperia eshte nje vend europian, laik, ku respektohen fete qe bashkejetojne me njera tjetren, por e drejta e tyre nuk eshte mbi Kushtetuten e ligjet e vendit.

E dyta: Kodi i Familjes ne Shqiperi lejon martesat ne moshen 18 vjecare.

Irani i marton vajzat 9 vjec!
Ekuadori i marton 12 vjec!
Andorra i marton 14 vjec!

E treta: Fondamentalizmi dhe radikalizmi i Islamit eshte per tu denuar e jo pranuar me heshtje si per te justifikuar pazotesine e institucioneve te ketij vendi per tu marre me problemet reale e per t’ i pare kercenimet qe i kemi para syve si te verteta, jo si tema fjalimesh largpamese per Gjeneraten e Re!

E katerta: Varferia ne Shqiperi, nuk eshte vetem papunesi e pamundesi ekonomike. Eshte drame pa kushte, edhe sepse ju heq te miturve te drejten e rritjes, edukimit, e daljes Zot vetes kur te jene te rritur!

Si ne cdo rast, ngjarje si kjo ku mbi ligjin sundon nga tradita e shperfytyrur, injoranca,keqperdorimi i fese, politika ne letra e pushtetit qendror,pazotesia e pushtetit lokal per te identifikuar jo vetem familjet ne nevoje per buke,por fenomenet me te cilat shoqerohet varferia,jane KRIMINALE!

Jane neglizhenca e pazotesia e pushtetit qendror dhe lokal,institucioneve te ligjit,edhe e OJF gjithashtu, qe per fenomene si ne Polis-Sheh flasin nga Zyrat dhe Hotelet e Tiranes!

Eshte nanurisja neper zyra e zgjimi i dhunshem vetem ne kohe fushatash, qe nuk lejon te shohesh se te ndalesh rritjen e femijeve, te viktimizosh vajzat e grate, ke thelluar radikalizmin, nuk e ke luftuar ate!

Dhe qe te mos dukem vetem e tronditur nga sa degjova: Eshte koha te ulemi e te percaktojme nje standart te ri ligjor te varferise.
Te percaktojme sic kemi me ligj arsimin e detyruar dhe moshen 18 vjec per martese, edhe vijen minimale te te ardhurave te destinuara vetem per edukim te femijeve te familjeve qe jetojne ne varferi.

Dhe kur behet fjale per vajzat e mitura, grate le te mendojme me gjate. Varferia, feminicidi, martesat e hershme dhe dhuna rendojne kryesisht mbi to.
Cdo hap per edukimin e tyre eshte nje hap para ne luften kunder dhunes e ekstremizmit te cfaredolloj forme.

(M.D/ Shuplaka)

Etiketa: librazhdMajlinda Bregu
Pas

Kryebashkiaku në Budva me jahtin e biznesmenit (FOTO)

Para

Malaj: Shqipëria e rrezikuar nga populizmi, po bëhet pengesë e vetes

Para
Malaj: Shqipëria e rrezikuar nga populizmi, po bëhet pengesë e vetes

Malaj: Shqipëria e rrezikuar nga populizmi, po bëhet pengesë e vetes

Discussion about this post

 



Të Fundit

Joe Biden reagon pasi u diagnostikua me kancer: Na prek të gjithëve! Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen

Humbi mandatin për më pak se 100 vota, Gjylameti kërkon pamjet filmike nga KQZ

Thellohet zënka diplomatike mes Britanisë dhe Iranit, pas akuzës ndaj 3 iranianëve

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon del në shitje me çmimin fillestar prej 250,000$

Tragjike në Itali! U shtyp nga një kamion ndërtimi, ndërron jetë në vendin e punës 56-vjeçari shqiptar

KPA rrëzon ankimimin, Françeskina Lekani humb përballjen me vettingun

Sulm “i paprecedent” në Gaza, Netanyahu: Do ta marrim gjithë enklavën

Limaj takon Osmanin/ Konsultime politike lidhur me konstituimin e Kuvendit

Shirat e rrëmbyeshëm godasin Kinën, të paktën 6 persona kanë humbur jetën

Përfundon numërimi i Diasporës në 5 qarqe për votën preferenciale. Ja dy më të votuarit në Durrës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.