21:53 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Reagon Erion Veliaj/ Drejtesia e paqartë dhe lufta për lirinë

14:38 | 19/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Reagon Erion Veliaj/ Drejtesia e paqartë dhe lufta për lirinë

Mirëdita nga burgu i Durrësit, një vend ku ndodhem pa ditur arsyen e vërtetë të akuzës ndaj meje, as kush janë ata që më akuzojnë, shumë si një kapitull nga libri i Franz Kafkës, “Procesi”.

Pas një jave të tërë në pritje të një shpjegimi, unë, ashtu si heroi i këtij procesi absurd, mbetem i papërcaktuar, i mbyllur në një labirint të paqartë dhe të padrejtë. Kjo është historia ime, një histori e mbushur me keqinterpretime dhe akuza të pabaza që më kanë çuar këtu, në një burg të ndërtuar nga çdo lloj dështimi dhe manipulimi që mund të mendohet.

Statusi i plote i Erion Veliajt:

Mirëdita të gjithëve nga burgu i Durrësit, ku tamam si te libri monumental i Franz Kafkës, “Procesi”, gjendem prej një jave pa e ditur jo vetëm pse, po as kush janë ata që më akuzojnë.
Heroi i telenovelës time, Nesti Angoni, nuk ekziston, ndërsa Ols Dado ekziston, por në faqen e parë të dosjes sime ka shkruar “i dënuar”. Nga ana tjetër, Erjon Kasapi, gjykatës i thënçin, ka konkluduar përpara se sa të shfaqesha në derën e thertores së tij, se unë “nuk po shfaq pendesë”.
Shumë kam dëgjuar “mbaje mirë, është koha e tyre, mos u dil përballë, hapi rrugë se janë të ligj, janë të kompleksuar, janë budallenj, etj., etj”.
Unë këtë nuk e pranoj dot sot, se nuk e kam pranuar kurrë këtë logjikë dhe rruga ime më ka sjellë jo pak të ligj e “budallenj” përballë, se për mua dikush që ka dështuar në violinë, ka dështuar në shkollim, ka dështuar në profesion, por ka pasur sukses në karrierë dhe në ndërtim, vetëm budalla nuk është, sado i lig, injorant, i kompleksuar të jetë! Shejtanbudalla po.
Për shembull, shikoni se sa prej sigurimsi është strategjia banale e shejtanbudallait, që m’u qep mua me një letër anonime (autori i të cilës nuk çuditem të jetë Ols Angoni ose Nesti Dado, po ky është thjesht dyshim i arsyeshëm jo provë):
1. Koordino me llumin në politikë dhe media, që ‘shënjestra’ të bëhet baltë para se të menderoset dhe unë u sulmova në 10 muajt e fundit, si të ishte akti final i një teatri sulmesh që zgjatën 10 vite rresht, që nga këndi i lodrave tek Astiri, Teatri, Pazari e Bulevardi. A e imagjinoni që kam ndërtuar 45 shkolla mes sherrit dhe 109 çerdhe mes dhunës? Ky nuk është ekzagjerim.
2. Rrëmo në dollapin e gruas, në shtëpinë e nënës dhe vjehrrës, në biznesin e vëllait, në telefonët e në punët e shokëve, në aktivitetet e kompanive që punojnë në Tiranë, në galeritë e artit e në depot e shfaqjeve teatrore, krijo ‘biografinë e keqe’ të një njeriu që pastaj, edhe ty vetë, si palaço me titullin prokuror, të duket sikur ka qenë i dënuar më parë.
3. Ço nëpër studio tv e në portale disa llapa-llapa të etur për gjak, me mision të veçantë, që hynë e dalin në SPAK si në redaksi dhe marrin gjetjet hetimore të biografisë, që pastaj i hedhin në shesh si mish të gjallë, ku turren llapaqenërit veteranë.
4. Pastaj merr vulën e thertores tek Erjon Kasapi dhe arrestoje gjënë e gjallë me biografi të keqe, që të mos ketë mundësi të mbrohet me fjalë, teksa e mbyt llapaqenëria me lehje, jargë e pështymë dhe sigurisht arrestoje pa gjyq, madje pa statusin e të pandehurit, thjesht për dyshime që edhe ti e di se s’janë prova.
5. Këtu mos u ndal, hap vagonin e trenit dhe hidh kocka nga ato që ke mbledhur në dosje për të ushqyer qentë, që të mbushet dheu me qenëri që kërkon varjen në litar të këtij ‘qenit që punon’ dhe meqë s’iu gjet as korrupsion e as para e fshehur gjëkundi, iu mor gruaja e iu bë leckë fustanësh 800 mijë euro – një sajesë që edhe e vetme mjafton për të kuptuar se pse e kanë marrë Ols Violinën në Spak në shkelje të ligjit.
Ja një shembull, se si violinisti dështak përdor teknikat e ‘histerisë kolektive’ për gjyq në media pa gjyq në institucione:
Në dosjen e tij skandaloze fjala “çarter” përdoret për 3 raste, nga të cilat dy janë udhëtime në Turqi, në datat 13.08.2004 (në Antalia) dhe 04.08.2006 (në Bodrum).
Pra, kur unë kam qenë 24 dhe 26 vjeç, 10 vjet përpara se të merresha me politikë! Edhe pse iu sqarua se janë dy udhëtime me Sava Tours, me 300 vetë në avion, nga ato pushimet ekonomike që bën gjithë mileti, ky fuks pervers vazhdon dhe e lë aty si krim, sepse fjala “çarter”, normal, tingëllon shumë inkriminuese për gjyqin e studiove dhe portaleve.
Udhëtimi i tretë që citohet në dosje, i datës 25-27.10.2021, lidhet me një vizitë në Kiev, me një linjë të ngjashme (Sky Up), e cila sillte turistë ukrainas në Tiranë, para Luftës, me të cilën kam fluturuar për një takim zyrtar me kryebashkiakun e Kievit, Vitali Klitschko.
Pra, logjika e pervit thotë: Po e pranove se bëri dy javë pushime normale ekonomike, kur ishte 24 dhe 26 vjeç, dhe takoi kryetarin e Bashkisë së Kievit të iku zogu nga dora, ndërsa po ia qëndise qenit “se ka udhëtuar me çarter që i vogël” natyrisht që gjyqi popullor do të kërkojë litarin për të!
Çfarë zhgënjimi që këto nivele qesharake të provës, njësoj si ato të prokurorive e gjykatave kriminale të komunizmit për agjitacion e propagandë, jo vetëm mbajnë vulën e drejtësisë së re, por janë tanimë arsye pse çerek milionë votat e mia u shkelën me këmbë, ndërsa një copë letër anonime dhe një prokuror i futur në Spak me mik, u bënë shkak që unë t’i them këto nga burgu! Pa gjyq!
Ju përshëndes me mall dhe kokën lart, se shejtanbudallait nuk do t’i hapim rrugë! Gjallë jo njëherë.
Pas

“Skandali i mbetjeve spitalore në QSUT”, Alimehmeti thirrje Ministrisë së Shëndetësisë për ndërhyrje urgjente: Shëndeti ynë nuk mund të jepet me koncesion!

Para

Fuqizimi i nënstacionit elektrik në Tiranë/ Zv.kryeministrja Balluku inspekton punimet për rikonstruksionin

Para
Fuqizimi i nënstacionit elektrik në Tiranë/ Zv.kryeministrja Balluku inspekton punimet për rikonstruksionin

Fuqizimi i nënstacionit elektrik në Tiranë/ Zv.kryeministrja Balluku inspekton punimet për rikonstruksionin

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.