09:33 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Reagon gazetari ndaj rrëfimit të kryebashkiakut të Hasit se nuk është ai në audio-regjistrimin: Po këtë do e mohosh?

20:14 | 06/04/2017
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
0
Reagon gazetari ndaj rrëfimit të kryebashkiakut të Hasit se nuk është ai në audio-regjistrimin: Po këtë do e mohosh?

Gazetari Isa Myzyraj ka reaguar ndaj rrëfimit të kryebashkiakut të Hasit Adem Lala se nuk është ai në audio-regjistrimin e publikuar ku ai e kërcënon gazetarin.

“Unë depozitoj edhe audion tjetër zoti.Lala ku ti ke ardhur për t’më takuar në Durrës, dhe fjalori jot në po atë incizim edhe vulgar dhe rrugaçëror!
Zoti Lala, nëse nuk është zëri yt, pse akoma nuk ka një të shkarkuar nga administrata e Bashkisë Has!
Zoti Lala, nëse nuk është zëri jot a do ta mohosh edhe audion që kemi pirë kafe bashkë dhe fjalorin tënd të publikuar më poshtë”,- shkruan Myzyraj.

POSTIMI:

Qenka Mashtrim!
Une depozitoj edhe audion tjeter zoti.Lala ku ti ke ardhur per tme takuar ne Durres, dhe fjalori jot ne po ate incizim edhe vulgar dhe rrugaçeror!
Zoti Lala, nese nuk eshte zeri yt, pse akoma nuk ka nje te shkarkuar nga administrata e bashkise has!
Zoti Lala, nese nuk eshte zeri jot a do ta mohosh edhe audion qe kemi pire kafe bashke dhe fjalorin tend te publikuar me poshte!
Zoti Lala, nese nuk qenkeka zeri jot, pse ua pergjysmove ndihmen ekonomike banoreve te Hasit!
Zoti Lala ke shkelur Kodin e Procedures Penale, nenet 280, 283, dhe nenin 238 te kodit penal ne biseden e meposhtme!

Zoti Lala a do e mohosh biseden e meposhtme?!
Adem Lala: të lutem shumë shiko drejtimin tënd, nëse do kruhesh prap me mua nuk do të takohesh më, nuk të kam ngacmuar, nuk të kam hy në hak, shiko punën tënde. Ka gazetar më të mëdhenj, shumë më të mëdhenj dhe çfarë është, është. Çfarë s’është s’është. Nëse ti më shkruan hajde verefikoje.

Isa Myzyraj: Arsyetohu vet or burr.

Adem Lala: sepse nëse ti je i vogël do të humbasësh fare nga ato që shkruan.

Isa Myzyraj: Nuk e di pse e ke marrë kaq personale

Adem Lala: ore personale është

Isa Myzyraj: Jo mor burr, ore nuk kam asgjë me ty unë.

Adem Lala: drejtuesi i Bashkisë jam unë ore, dhe nëse ti ke gisht në këtë pjesën tjetër prap shtohet aty.

Isa Myzyraj: nëse unë kam gisht në këtë pjesën tjetër aty do të mbaj përgjegjësi unë.

Adem Lala: shif punët e tuja, shif punët e tuja, mos më shkruaj gjëra të paqëna. Tre ditë ka qëndruar Dobruna fshati më I largët, ku e rruj trapin për punë unë, e kam në gjak. Më thotë mua 30 ditë, kush është ai P*** nëne që I ka pa 30 ditë të bllokuar. Qyteti i krumës, kur ka qënë në atë gjendje që është sot

Isa Myzyraj: Unë nuk bëj propagandë politike, ai është siç ka qënë vetëm me disa fasada të tjera.

Adem lala: Ore zotëri po ç’punë ke ti me fasadat ore, fasada ka qënë e degjeneruar e ka marrë pamjen. Përfundimisht të këshilloj të shikosh punën tende se do të jesh më mirë, ke nevojë për miq jo për armiq.

Isa Myzyraj: Unë nuk dua të bëj armik askënd

Adem Lala: ti nëse vazhdon programi tënd me mua nuk takohesh më

Isa Myzyraj: Gjuha ime, nuk ka qënë kurrë ofenduese ndaj askujt

Adem lala: Po ste duron kush ore, gazetari a han buk, a pin ujë?

Isa Myzyraj: unë s’ofendoj askënd

Adem Lala: po ske bythë ore të ofendosh askënd

Isa Myzyraj: Po nuk ofendoj unë ore

Adem Lala: çpunë ke ti me ndihmën ekonomike të Hasit? Ti je ai zeusi ?

Isa Myzyraj: Unë dua të sqarohet ky problem

Adem Lala: do të sqarohet ti, hajde sqaroje atje!

Isa Myzyraj: Nuk vijë unë, por thuaj personit që merret me median

Adem Lala: smerrem une me të, Nuk e di se sa më kupton ti ndoshta jeton edhe në ujra dhe trëndafila të botës tënde, por në momentin që tjetrin e ngacmon në ngarkesa të panevojshme dije se I ke punët keq

Isa Myzyraj: Nuk I kam borxh askujt asgjë

Adem Lala: mos bëj gabim më me u marr me këtë punë

….

Adem Lala: nëse do a mbyllësh këtë punë hajde në krumë

Isa Myzraj: jo unë nuk vjë në krumë

Adem Lala: atëherë mos ha mut

Isa Myzyraj: sepse mua më kanë thënë do të vrasim

Adem Lala: nuk të vret, se të marr unë

Isa Myzyraj: kur ti nuk reagon në rugë zyrtare atehërë normalisht se unë nuk do e lë këtë punë

Adem Lala: Vallahi mos e le, vetëm ke për tu çuditur edhe vet se çfarë ka për të gjetur, këtë mbaje mend prej meje, pra ke për tu çuditur edhe vet ke për të thënë, çfarë mu desh mua kjo gjë. Tashi o is mate bythën e shife kët punë. (M.D/ Shuplaka)

Etiketa: adem lalaisa myzyraj
Pas

Pas shumë mesazhesh negative merr një pozitiv, suprizohet Braçe: Ju kurrë nuk do të jeni vetëm!

Para

“Kush di shqip e lexon, kush ka mend e kupton”, Rama i hap sfidë Berishës për raportin e “Wall Street”

Para
“ Vlonjati-Ramës: Po Berishën pse nuk e pengoi Vettingu të ndërtonte Rrugën e Kombit”

“Kush di shqip e lexon, kush ka mend e kupton”, Rama i hap sfidë Berishës për raportin e “Wall Street”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.