09:03 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Batuta e kryeministrit për “krevatin e Bashës”, reagon Ademi: Ti flet nga shtretërit e shokëve, tall njerëzit e thjeshtë

20:55 | 17/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Batuta e kryeministrit për “krevatin e Bashës”, reagon Ademi: Ti flet nga shtretërit e shokëve, tall njerëzit e thjeshtë

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka reaguar pas takimit të Edi Ramës me shkodranët ditën e sotme ku shpërndau leje legalizimi dhe lëshoi kritika drejt Ademit.

Voltana Ademi i është përgjigjur në rrjetet sociale Ramës duke  thënë se ai tallet me njerëzit e thjeshtë që takon.

“Po të isha në vendin tënd do më vinte turp të dilja para popullit! Dy fjalë Edi Ramës që vjen e tallet me njerëz të thjeshtë duke i thënë: “Shiko nga kamera dhe thuaj kshu”, “hajde fol po mos thuaj këtë po thuaj atë”, “hajde falendero babën”, “me cilën parti je”, “a më do fort”,”ku merr vesh ti..” etj etj”,  shkruan Ademi.

Duke komentuar batutën e Ramës për krevatin e Bashës, kryebashkiakja e Shkodrës thotë se Edi Rama nuk ka një shtrat po shumë shtretër pasi flet nga shtretërit e shokëve te shumtë kriminelë të rrezikshëm që i bëri deputetë e kryetarë bashkish.

“Edi Rama nuk ka një shtrat po shumë shtretër pasi flet nga shtretërit e shokëve te shumtë kriminelë të rrezikshëm që i bëri deputet e kryetar bashkish. Sot të gjithë po i shohim me zë e figurë se janë vrasës, tutorë e trafikantë droge.”, shkroi Ademi.

Ademi po ashtu ka thënë se Rama e ka diskriminuar politikisht Shkodrën në dhënien e fondeve .

“Flet për gjumin se kërkon të vërë në gjumë popullin e Shkodrës duke e diskriminuar politikisht, duke i dhënë fonde sa një ish-komune e duke mos i miratuar asnjë projekt.
Por Bashkinë Shkodër nuk do arrish ta vësh në gjumë, pasi ky qytet ka shpirt demokrat dhe punëtor. Po përdor shumë marifete, por me humbje spektakolare do dalësh nga Shkodra! E dini kush është Rama? Ështe ai që tha para pak kohësh se nuk na jep Bashkia Shkodër leje për “Kafen e Madhe”. Ndërkohë që nuk kishte aplikuar fare për leje! Lejet janë në dorë të Edi Ramës dhe jo në dorë të Bashkisë së Shkodrës. Të këtij format gënjeshtre i ka edhe diskutimet e premtimet. 
Por, kjo do i zgjasë deri me 18 qershor kur kryeminister i vendit do jetë Lulzim Basha!” shkroi Ademi.

POSTIMI I VOLTANA ADEMIT

“Po të isha në vendin tënd do më vinte turp të dilja para popullit!

Dy fjalë Edi Ramës që vjen e tallet me njerëz të thjeshtë duke i thënë: “shiko nga kamera dhe thuaj kshu”, “hajde fol po mos thuaj këtë po thuaj atë”, “hajde falendero babën”, “me cilën parti je”, “a më do fort”,”ku merr vesh ti..” etj etj

Edi Rama nuk ka një shtrat po shumë shtretër pasi flet nga shtretërit e shokëve të shumtë kriminelë të rrezikshëm që i bëri deputetë e kryetarë bashkish. Sot të gjithë po i shohim me zë e figurë se janë vrasës, tutorë e trafikantë droge.
Ndaj Edi Rama flet për gjumin se kërkon të vërë popullin në gjumë përballë kësaj maskarade, dhe për ironi, ka guxim e flet për vetingun.
Flet për gjumin se kërkon të vërë në gjumë popullin e Shkodrës duke e diskriminuar politikisht, duke i dhënë fonde sa një ish-komune e duke mos i miratuar asnjë projekt.
Por Bashkinë Shkodër nuk do arrish ta vësh në gjumë, pasi ky qytet ka shpirt demokrat dhe punëtor. Po përdor shumë marifete, por me humbje spektakolare do dalësh nga Shkodra!

E dini kush është Rama? Ështe ai që tha para pak kohësh se nuk na jep Bashkia Shkodër leje për “Kafen e Madhe”. Ndërkohë që nuk kishte aplikuar fare për leje! Lejet janë në dorë të Edi Ramës dhe jo në dorë të Bashkisë së Shkodrës. Të këtij format gënjeshtre i ka edhe diskutimet e premtimet. 
Por, kjo do i zgjasë deri me 18 qershor kur kryeminister i vendit do jetë Lulzim Basha!(M.D/ Shuplaka)

 

Etiketa: edi ramaVoltana Ademi
Pas

Tensionet në koalicion, deputeti i PS-së paralajmëron LSI-në

Para

Deklarata e fortë e Xhafkës: Sa dëgjova “lehjet” e Tahirit kuptova se nuk është shkarkuar por liruar

Para
Deklarata e fortë e Xhafkës: Sa dëgjova “lehjet” e Tahirit kuptova se nuk është shkarkuar por liruar

Deklarata e fortë e Xhafkës: Sa dëgjova “lehjet” e Tahirit kuptova se nuk është shkarkuar por liruar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në Ukrainë: Përmbyset autobusi, 1 i vdekur dhe 17 të plagosur

Sekuestrohen qindra çadra dhe shezlongë të vendosur në mënyrë të paligjshme. Procedohen penalisht dhjetëra shtetas

Moti i keq në Italinë veriore, 1 viktimë dhe 3 të plagosur

Vrau tre të afërmit e saj me kërpurdha vdekjeprurëse, australianja shpallet fajtore

Zjarr i madh në malin Vastak, flakët dalin jashtë kontrollit gjatë natës

Trump ironizon partinë e re të Musk: Ka 5 javë që ka dalë nga kontrolli

Nis rënia e shpejtë e popullsisë në moshë pune, shqetësime për tregun e punës dhe perspektivën ekonomike të vendit

Rinumërimi u mbyll/ Pritet certifikimi i rezultateve të Tiranës, Elbasanit, Fierit e Durrësit

Shpresat për armëpushim në Gaza pas 21 muajsh luftë, Netanyahu viziton SHBA-në

Ngërçi politik në Kosovë, sot seanca e 43-të për konstituimin e Kuvendit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.