19:41 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Reagon LSI, për vdekjen e Benit në Durrës: Miliona euro shkojnë për sheshe, po për të pastrehët?(VIDEO)

14:54 | 11/01/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Kush ishte Beni, viktima e parë e të ftohtit. “T’iu rrojë, t’iu rrojë”, fjalët dhe portreti i të pafatit që do mbeten rrugëve të Durrësit

*Buxheti i bashkisë 32 milionë Euro, duhet të përcaktohet fond për shërbimin ndaj kësaj shtrese!  

Edlira Hyseni, këshilltare e LSI-së në Këshillin Bashkiak të Durrësit, ka deklaruar se vdekja e një personi nga i ftohti në lulishte, është ngjarje që tregon se shërbimet publike dhe sociale të bashkisë së Durrësit nuk shkojnë te shtresat që kanë më shumë nevojë.

Ekonomistja e LSI-së, e cila ka analizuar me detaje buxhetin e bashkisë për vitin 2017, deklaroi se të ardhurat nga taksat e qytetarëve janë parashikuar në masën 32 milionë Euro, shifër kjo, më e larta e 5 viteve të fundit. 40 % e buxhetit ose 68 milionë Euro, shkojnë për investime publike në tre sheshe publike, te “Veliera”, Mauzoleumi i Dëshmorëve dhe një shesh te Shkëmbi i Kavajës, çka do të thotë se zërat e tjerë paraqesin mangësi të mëdha, në mbulimin me shërbime dhe me investime.

“Ne mendojmë që një bashki si Durrësi me të tilla fonde në dispozicion, i ka mundësitë për të ndërtuar shtëpia apo streha për të pastrehët. Shtresat në nevojë preken nga fatkeqësitë natyrore, për t’i parandaluar duhet bërë më shumë, duke i planifikuar fondet në buxhetin e 2017-s. Ne do të kërkojmë në mbledhjen e ardhshme çfarë ka menduar bashkia? 58 milionë Euro shkojnë për tre sheshe, dhe nuk u është gjetur asnjë zgjidhje ndaj të pastrehëve apo të braktisurve në rrugë”, është mendimi i këshilltares së LSI-së, Hyseni.

LSI, në mbledhjen e fundit të 2016-s, ngriti kartonët e kuq ndaj buxhetit të bashkisë, me pretendimin se këshilltarët nuk ishin njohur me draftin, me shpërndarjen e fondeve dhe as nuk ishte diskutuar ky draft më herët me grupet e interesit, duke kërkuar kohë për analizimin e tij.  

Ndjekim Deklaratën.

Etiketa: durresLSIvdekja e Benit
Pas

Zgjedhja e Presidentit, flasin analistët. Baze: LSI mund ta përdorë procesin për të fituar më shumë pushtet

Para

Debuton me Atletiko Madridin, ja mesazhi falendërues i Kejdi Bares (FOTO)

Para
Debuton me Atletiko Madridin, ja mesazhi falendërues i Kejdi Bares (FOTO)

Debuton me Atletiko Madridin, ja mesazhi falendërues i Kejdi Bares (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sot nisën pensionet me Italinë, Rama: Do të sjellë lehtësi të madhe të mijëra qytetarëve shqiptarë dhe italianë

Zjarre në disa bashki të vendit, kërkohet ndërhyrje emergjente me forca shtesë dhe mjete nga ajri

Itali/ U përpoqën të hidhnin kokainën në pusetën e ujërave të zeza për t’i shpëtuar karabinierëve, arrestohen 2 shqiptarët

Paketa gjigante e shkurtimit të taksave dhe shpenzimeve/ Republikanët e Senatit miratojnë mes përplasjeve projektligjin

Edi Rama viziton Çarshinë e Vjetër në Shkup

Turqia hyn në Evropë, përfundon blerjen e Piaggio Aerospace italiane

Korçë/ Dy aksidente njëri pas tjetrit, të plagosurit jashtë rrezikut për jetën

E dashuruar me Vlorën, vajza e Donald Trump ‘rikthehet’ në jugun e Shqipërisë

Dyshohet se spiunonte për Iranin kundër objektivave hebraike në Berlin, arrestohet një shtetas danez

Turqia nuk gjen “qetësi”, evidentohen 4 fronte zjarri në disa rajone

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.