09:20 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Reagon Luciano Boci: Rasti Beneti vulos zhvirgjërimin politik të SPAK-ut dhe kapjen e drejtësisë nga politika

12:31 | 13/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Reagon Luciano Boci: Rasti Beneti vulos zhvirgjërimin politik të SPAK-ut dhe kapjen e drejtësisë nga politika

SPAK, që nisi si një shpresë për drejtësi të pavarur në Shqipëri, sot është kthyer në një vegël të kontrolluar politikisht, ku kryeministri Rama mban dorën e plotë mbi emërimet, çështjet dhe fatin e drejtësisë.

Rasti i Benetit, i përdorur si instrument politik për blerjen e votave në zgjedhjet e 2025, tregon qartë se drejtësia nuk udhëhiqet nga prova, por nga urdhri politik, duke rrënuar besimin e publikut në institucionet e drejtësisë.

Luçiano Boçi, në reagimin e tij, e cilëson këtë situatë si një “farsë të hapur juridike” dhe akuzon drejtësinë për zhvirgjërim, duke theksuar se morali i saj është kthyer thjesht në një maskë në teatrin politik shqiptar. Ai kërkon reformë të thellë dhe pavarësi të vërtetë të institucioneve të drejtësisë për të rikthyer besimin e qytetarëve.

Reagimi i plote:

BENETI QË VULOSI “ZHVIRGJËRIMIN” POLITIK TË SPAK
Sot, shqiptarët nuk pyesin më “A do veprojë SPAK?”, por “Kush e ka në dorë sot SPAK-un?”. Dhe përgjigjja duket se fillon e mbaron vetëm me një emër.
Ai mban fijet, i turret drejtësisë, si do dhe kur e do, emëron dhe heq gjyqtarë e hap e mbyll dosje e porosit “vrasje” politike për armiqtë opozitarë dhe ato brenda partisë.
Ky njeri dihet që është kreu i organizatës. Emri Rama.
Po vetë SPAK?
SPAK-u, i ndërtuar mbi premtimin se do të ishte i paprekshëm, i pavarur, i ndershëm – një virgjëreshë e ligjit në një shoqëri të përdhunuar nga korrupsioni – u “vetëzhvirgjërua” publikisht që herët me dosjet famoze 184, 339 dhe sidomos me rastin Berisha e pse jo dhe Meta.
Dhe këtë e bëri pa asnjë ndrojtje, në këto procese ku drejtësia dukej më shumë si një kukull që lëkundet sipas telekomandës së politikës.
Por megjithëse i kapur shpesh në flagrancë, me akrobacira thashethemesh për goditje që do bëjnë namin e ngritjes së task forcave aspak të forta, ai vazhdonte të mbronte publikisht nderin e humbur prej kohësh.
Publiku
Publiku pas trullosjes nga dëshira për ndëshkim dhe ndikimit mashtrues të propagandës, ende nuk e kishte dhe ka kuptuar drejtësinë me regji.
Ai ende priste ose pret “Godonë” e drejtësisë, por njëherazi i ushqejnë me lugë të mbushur plot urrejtje ndjenjën e hakmarrjes politike.
Megjithatë perdet e maskat po bien dhe teatrit para publikut po mbaron.
Rasti i Benetit i mbrojtur me heshtje me urdhër politik për votat e 2025, vulos rrëzimin “nderin” tashmë të humbur zgjedhor dhe të drejtësisë së SPAK.
Beneti
Kush është Beneti?
Është simboli i asaj që ndodh kur drejtësia nuk udhëhiqet më nga prova, por nga urdhri.
Është pamja e një sistemi që, në vend që të godasë korrupsionin mbron të fortin e promovon krimin zgjedhor.
Beneti u mor, u reklamua, u përdor për të çarë të djathtën, i vendosën kurorën e lavdisë së marrjes së pushtetit me banda dhe pastaj e lëshuan si “qen lufte” në zgjedhjet politike të 2025.
Në qafë Rama i vari akuzën e SPAK, për ta egërsuar e motivuar.
Ironike ishte se Task-Forca e vetë SPAK kërkonte të ndalonte me demek krimin zgjedhor, ndërkohë që mbronte hapur drejtuesin politik të PS ndaj të cilit kishte akuzën, por që nuk guxonte t’ia transmetonte pa lejen e “sovranit”.
Beneti i vogli i Ramës dhe i të fortëve, mbart sot me bërjen publike të akuzës, falë publikimit të Pekës, një akt të madh.
Ai vulosi krizën e besimit, thënë ndryshe vulosi “zhvirgjërimin” e SPAK.
I ktheu njerëzit jo te drejtësia, por te tallja që i bëhet atyre me drejtësinë.
Në skenën ku duhej të ngrihej me kohë publikisht aktakuza ndaj më të pushtetshmëve, u luajt një farsë që do t’i shkonte për shtat një kabareje politike: një lloj “burlesku juridik” ku morali është vetëm kostum që hiqet sapo mbaron shfaqja.
Të patëm paralajmëruar Benet!!!
Rama ta kishte shtruar mirë rrugën e rrëzimit, mgjs u bëre copë për blerje votash.
E para shërbëtorëve të tij vjetër të mëdhej që dhe ato i shet, ty si shërbëtor të ri s’të ka asgjë!!!!
Etiketa: luciano boci
Pas

Berisha: Altin Troplini, ushtar i botës së krimit – Mbajti në xhep për javë të tëra urdhër-arrestin ndërkombëtar për krerët e një karteli

Para

KAS pranon kërkesën e PD-së, do hapen kutitë e votimit të Gramshit dhe Peqinit

Para
KAS pranon kërkesën e PD-së, do hapen kutitë e votimit të Gramshit dhe Peqinit

KAS pranon kërkesën e PD-së, do hapen kutitë e votimit të Gramshit dhe Peqinit

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.