12:04 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Reagon Majko ndaj Qoses: Kufijtë nuk vendosen mbi dëshira kombëtare, shteti ka qëllime

13:30 | 22/01/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Reagon Majko ndaj Qoses: Kufijtë nuk vendosen mbi dëshira kombëtare, shteti ka qëllime

Deputeti Pandeli Majko e konsideron të gabuar propozimin e akademikut Rexhep Qosja për shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës. Përmes një statusi në Facebook Majko sqaron se historia e re dhe e vjetër i kanë mësuar kombet se kufijtë nuk vendosen mbi dëshira kombëtare, ndërsa hapja e diskutimeve të tilla pas krizës së “trenit” të provokimit serb nuk është i dobishëm.

Postimi:

“Rexhep Qosja padyshim është një cilësi e pandryshueshme kombëtare. 
Propozimin e tij për shkëmbim të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë e konsideroj të gabuar.

Historia e re dhe e vjetër i kanë mësuar kombet se kufijtë nuk vendosen mbi dëshira kombëtare. Ato janë dhe mbartin garancitë ndërkombëtare. Kufiri është serioziteti i çdo shteti për të respektuar fqinjin. Ai shpreh vullnetin për të respektuar rregullat ndërkombëtare që e bëjnë atë anëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Hapja e diskutimeve të tilla pas krizës së “trenit” të provokimit serb nuk është i dobishëm. Tashmë ka një vullnet ndërkombëtar të shprehur për sovranitetin territorial të Kosovës. Dëshirat janë njerëzore. Shteti ka qëllime. Nuk është e nevojshme që, pikërisht tani, të ngrihet nga ata që i duan dhe nuk i duan shqiptarët pyetja “Çfarë duan shqiptarët!?” Pasiguria në marrëdhëniet ndërkombëtare nxjerr të humbur palën që e nxit atë. 
Me respektin maksimal për Rexhep Qosen, për një mik që koha nuk e ndryshon… Nga ai kam mësuar se serbët njohin vetëm ato kontrata që nuk e nxjerrin humbës”, shkruan Majko në Facebook. (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: kosovePandeli Majkoserbiterritoret
Pas

Ndryshimi drastik i Albana Osmanit në videon e “Miss Albania”, ja si reagon moderatorja

Para

Zbret të pastrojë gurët në rrugë, 39-vjeçari shtypet nga makina e tij

Para
Zbret të pastrojë gurët në rrugë, 39-vjeçari shtypet nga makina e tij

Zbret të pastrojë gurët në rrugë, 39-vjeçari shtypet nga makina e tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tiranë/Vijon plani operacional për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Media iraniane: 60 të vdekur, mes tyre 20 fëmijë nga shembja e një ndërtese pas sulmit izraelit

I akuzuar për masakrën e Bradasheshit dhe grabitjen në Rinas, lihet në burg vëllai i Nuredin Dumanit. Zbutet masa për Armis Stafën, “ushtarin” e Çopjave

Kokainë, armë dhe municione, bie në pranga Krisald Kundraxhi, bashkëpunëtor i Gjergj Cukalit

Interpol Tirana/ Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.

“Nuk e kemi luftën me ju”, Netanyahu i drejtohet me fjalim popullit të Iranit

Sulmet e Iranit, ministria e Jashtme: 5 shtetas shqiptarë në Izrael, ambasada jonë në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me ta

Sulmi i Iranit mbi Izrael, Ministria e Jashtme: Nuk ka asnjë raportim për shqiptarë të lënduar

Çfarë është “Flamuri i hakmarrjes” dhe pse u ngrit në Iran pas sulmit të Izraelit?

Finalizohet operacioni policor i koduar “Check Point”.

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.