Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë një reagim në Facebook ku i bën thirrje qytetarëve që të ndihmojnë në kufizimin e përhapjes së kòronavirusit.
“#RespektoniRregullat, Kur dilni, ruani distancën 1.5 metër; Mbani maskë/barriera mbrojtëse kur nuk është e mundur të ruhet distanca fizike; Lani shpesh duart; Dezinfektoni dhe ajrosni ambientet ku qëndroni; RuaniShëndetin #Mbroni veten dhe të tjerët”, shkruan Manastirliu.
Ditën e sotme u regjistrua shifra më e lartë e të ínfekturve me Còvid, 69 raste, që pritet të konfirmohen në përditësimin e Ministrisë së Shëndetësisë.(A.M/Faxweb.al)