08:53 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Reagon Manjani: Fejvziu e konsideron ministrin si zyrtar që “duhej të instalohej në Elbasan” por ministri nuk është polic

10:26 | 12/10/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Manjani kritikon dyfishimin e zv.ministrave: Qeveri e vogël, por zëvendës-qeveri e madhe, ushtri zyrtarësh po pa asnjë mision!

Fakti që Fatmir Xhafaj nuk futet tek preferencat e tij politike, ish-ministri i drejtësisë Manjani i ka kushtuar  një shkrim situatës së sotme politike. Ai thekson se përtej këtij fakti gjërat duhen thënë siç janë. Ai e konsideron ministrin e Punëve të Brendhme korrekt në punën e tij.

 

KOMENTI I PLOTË

Terezia e prishur.
Fatmir Xhafaj nuk ka qenë e as është preferenca ime politike. Ndoshta për shkak të të shkuarës së tij, veçanërisht në Komitetin Qëndror të Rinisë. Asokohe ai shërbeu me grupin e inspektorëve që luftonin shfaqet e huaja.

Por duhet të pranoj se administrativisht dhe ligjërisht është ministër korrekt. Ka një pozicionim të qartë dhe të saktë të tijin si ministër në raport me Policinë e Shtetit.

Ministri i Brendshëm nuk është polic! Ai është institucion kushtetues dhe drejtues politik që vë në punë dhe kontrollon policinë.

Lexova Blendi Fevziun, i cili ndër të tjera e pëfytyronte ministrin si zyrtar që “duhej të instalohej në Elbasan”…

Nuk është as e drejtë, as ligjore e madje as politikisht e shëndetshme ti kërkohet një ministri të bëjë punën e Policisë!

Ministrat që sillen si policë janë të rrezikshëm! Pa asnjë dyshim! Ata i shërbejnë politikës dhe jo publikut.

Policia e sotme nuk është në lartësinë e ligjit, pikërisht për shkak të drejtimit politik të saj.

Nuk është se ministrat zyrtarë ( si Xhafaj) nuk i shërbejnë politikës, por ama jo duke bërë punë e policit!

Policia, qoftë dhe për imazh, ka nevojë të referohet më shumë tek ligji sesa tek urdhëri politik i ministrit. Lufta kundër krimin është e përminutshme dhe jo kur ka hall apo i vjen muza Ministrit apo Kryeministrit!

Këtë mesazh, të themi të drejtën, Xhafaj e ka dhënë. Dhe për këtë nuk mendoj se duhet goditur, por duhet mbikqyrur mirë madje deri sa tē instalohet mirë kjo kulturë pune!

E përsëris: kur ministri bëhet polic, krimi merr zemër! Sepse ministri do vota jo rend publik! Polici do rrogën dhe nderin dhe natyrshëm vihet pëballë krimit. E vetmja mënyrë që polici dhe krimi të bëhen bashkë është paraja dhe politika. Prandaj ministri polic është i rrezikshëm!

Ka edhe një zhvillim interesant që sado që fshihet para publikut, përsëri ai është aty.

Tensioni që në fillim të qeverisjes që ka lindur ndërmjet Xhafës dhe Ramës. Është tension që lind nga përpalsja e dy mentaliteteve: Rama që kërkon ministrin-polic, pra përdorimin e policisë për çdo gjë sipas urdhërit të tij; dhe Xhafaj që kërkon pozicionim ligjor të rolit tē ministrit vetëm në kontroll e mbikqyrje të policisë, ashtu siç përcaktojnë ligjet në fakt.

Qoftë dhe vetëm për kaq, ja vlen qënia e Xhafës aty. Pavarësisht të shkuarës së tij, ja vlen të mbeshtetet pozicionimi ligjor që i bën rolit të Ministrit. Pozicion me të cilin jam 100% dakort!

Ramës i prishet disi terezia nga këto gjëra, por edhe për kaq ja vlen…

Sidoqoftë ka ende shumë kohë që do të duhet të kalojë për të parë se si do përfundojë kjo përplasje mentalitetesh.

Shpresoj të fitojë ligji!

(B.N/Shuplaka)

 

Etiketa: ylli manjani
Pas

TVSH-ja për biznesin e vogël, deputeti i LSI-së: Besoj fort që qeveria do tërhiqet pasi po e kupton se ç’po bën!

Para

Basha ia bën të qartë Ruçit që në nisje të Kuvendit: Mjaft më me truke, mos i vër kazmën seancës!

Para
Basha bllokon foltoren e Kuvendit, PD-ja ngrihet në këmbë, Ruçi: Pusho se do flas unë! (FOTOT)

Basha ia bën të qartë Ruçit që në nisje të Kuvendit: Mjaft më me truke, mos i vër kazmën seancës!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zbulohet rasti i lojërave të fatit të paligjshme në Korçë, arrestohen dy persona

Izraeli godet “zemrën” e programit bërthamor iranian! Vriten dy shkencëtarë të lartë në Teheran

Spanjë/ Kryeministri spanjoll kërkon ndjesë për skandalin e korrupsionit, opozita i kërkon dorëheqjen

Irani hakmerret ndaj Izraelit, lëshon mbi 100 dronë, kundërpërgjigjen aeroplanët luftarakë izraelitë

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Tregjet globale tronditen pas sulmit izraelit ndaj Iranit, çmimet e arit dhe naftës rriten ndjeshëm

Sulmi mbi Iran, Izraeli vrau dhe gjeneralin e fuqishëm

Nëntori, muaji i “Trashëgimisë Shqiptare”/ Projektligji drejt miratimit në Kanada: Shqiptarët vazhdojnë të lënë gjurmë historike në vendin tonë

Vetëm 1 i mbijetuar nga 242 personat që ndodheshin në bord, kryeministri indian viziton vendin e rrëzimit të aeroplanit pas tragjedisë ajrore! Vazhdojnë kërkimet për kutitë e zeza

Sulmi i dyfishtë izraelit në Iran, mbrojtjet e ‘çarmatosura’: Një operacion i konceptuar si luftë

Tragjike në familjen shqiptare në Kanada/ Tentoi të shpëtonte të birin nga mbytja, por s’dinte not, humbin jetën nëna dhe djali 3 vjeç

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.