Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar pas deklaratave nga selia blu.
Duke iu referuar dëshmisë së gazetarit Jetmir Olldashi, Rama thotë se këta xhevahirë të nxjerrë nga Basha po përdoren kundër Shqipërisë.
Këtë tezë ai e ka përmendur edhe herë të tjera duke thënë se opozita po bllokon integrimin e vendit, dhe mos-hapjen e negociatave.
Reagimi:
Zhytu Lulëzim zhytu,thellë e më thellë, nxirr nga fundi i llumit sa me shume nga keta xhevahirë dhe dërgojua vrap miqve të tu t’i përdorin kundër Shqipërisë!
Unë do pres me durim provën shkencore të audiopërgjimit nga prokuroria dhe këtu jemi,shqiptarët do shohin e do gjykojnë!
(E.K/FAXWEB.AL)