Partia Demokratike ka reaguar lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur në fshatin Zharrë të Fierit. Banorët e këtij fshati kanë prej 6 ditësh në grevë urie. Në këtë reagim PD shpresh shqetësimin për gjendjen shëndetësore të banorëve të Zharrësit dhe i kërkon qeverisë të dëgjojë zërin e tyre.
“Partia Demokratike shpreh shqetësismin e thellë për gjendjen shëndetësore të banorëve të Zharrësit , që prej 6 ditësh janë futur në grevë urie në shenjë proteste për dëmtimet e mëdha që kanë pësuar banesat e tyre prej punimeve të Bankers. Duke i përkrahur kërkesat që janë shpallur, Partia Demokratike i kërkon qeverisë të dëgjojë zërin e tyre, të reagojë e të mos dënojë me indiferencë grevën e urisë së banorëve të Zharrësit. Kërkesat për dëmshpërblim dhe hetim për zbatimin e kontratës janë të arsyeshëm dhe qeveria duhet menjëherë të ofrojë zgjidhjen. Deputetët e Partisë Demokratike e kanë ngritur këtë çështje në të gjitha instancat deri më tani por kanë haur në shurdhërinë e qeverisë dhe Edi Ramës. Partia Denmokratike kërkon reagimin eme urgjencë të qeverisë përpara se dëmet në Zharrës dhe të banorëve atje të bëhen edhe më të mëdha dhe më tragjike”, thuhet në njoftimin e PD-së. (J.V/Shuplaka)