Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar në lidhje me mbarvajtjen e punimeve të partive politike për Reformën Zgjedhore, për të cilën shkruan se PS dhe PD u morën vesh për të bërë disa retushime të ligjit aktual zgjedhor.
Kikia rendit tre gjërat themelore që partitë nuk kanë rënë dakrod: Sistemi zgjedhor nuk ndryshon, Listat e kandidatëve mbeten të mbyllura, Emigrantët sërish nuk do të votojnë.
Postimi i plotë i Kikisë
Qërohuni me gjithë këtë demokraci! PS dhe PD u morën vesh për të bërë disa retushime të ligjit aktual zgjedhor, por duke rënë dakord, që për mos prekur tri gjëra themelore:
1- Sistemi zgjedhor nuk ndryshon; 2- Listat e kandidatëve mbeten të mbyllura; 3- Emigrantët sërish nuk do të votojnë.
Ky është një lajm i keq, shumë i keq. Sistemi dhe listat e mbyllura janë përgjegjës për degradimin, korruptimin dhe inkriminimin e politikës, hap pas hapi, deri në atë pikë sa kishim deputetë që dolën me pranga në duar nga salla e parlamentit.
Ky sistem dhe listat e mbyllura janë përgjegjës për vrasjen e çdo elementi demokracie brenda partisë dhe shndërrimin e tyre në sipërmarrje private të kryetarëve. Partitë autoritariste prodhojnë qeveri autoritariste. Kjo është aksiomë.
Vota e emigrantëve ishte shpresa e vetme për të shpartalluar këtë kastë që demokraci quan vetëm rrokadën e pushtetit nga njëra palë tek tjetra. Në një vend që nga viti në vit po shndërrohet në një fshat me 1 milion banorë, sundimi bëhet gjithnjë e më i lehtë. Njerëz që punojnë në administratë, njerëz që kanë të lidhur stomakun me biznesin e vogël, njerëz që edhe tek kompania private ua dikton pronari votën. Fukarenj dhe njerëz të pashpresë që e shesin votën edhe për 20 mijë lekë të vjetra, me arsyetimin se “të gjithë njësoj janë, të paktën të marr ndonjë lek”. Këto faktorë kanë bërë që shoqëria të bëhet gjithnjë e më e nënshtruar.
Duke qene jashtë këtyre interesave dhe lidhjeve dhe më të pavarur, emigrantët mund të ishin një faktor shkatërrimi i këtij realiteti. Besoj e mbani mend që dy herë i bërë Erdogani zgjedhjet lokale në Stamboll dhe dy here i humbi, me gjithë atuoritarizmin që ka. Sepse është votë masive dhe votën masive nuk e kontrollon dot me kërcënime për pushme nga puna, as me trasta me ushqime. Por edhe në 2021 emigrantët sërish nuk do të votojnë. Kjo nuk është demokraci!