Numri dy i Lëvizjes Sociliaste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar për herë të parë në lidhje me arrestimin e botuesitt ë njohur, Henri Çili çështje për të cilën thotë se, horrat e qeversië nuk arrestohen ndërsa ai po.
Duke përmendur medhe emra konkret si kryeministrin Rama, ish-ministrin Gjiknuri dhe deputetët të tjerë që sipas tij dalin në përgjimet e prokurorisë duke blerë vota, apo Eltilda Gjonajn për të cilën thekson se falsifikon dokumente, Vangjush Dakon që ‘bëhet njësh me kriminelët dhe nuk arrestohet[‘, Dvoranin, projektin e Unazës së Madhe etj, Vasili shprehet se arrestohet Henri Çili sepse nuk mund të prangosen emrat e mësipërm.
Reagimi i plotë:
Horrat e qeverise nuk arrestohen, ndersa Çili po!
Kur Edi Rama,Gjiknuri e deputete dalin sheshit ne pergjimet e prokurorise qe kryejne krimin e blerjes votave me furgone te mbushur me horra nuk arrestohen.
Kur Etilda Gjonaj bashke banden e ministrise drejtesise falsifikojne e mashtrojne per te rrembyer Gjykaten Kushtetuese, duke konsumuar vepra penale pa fund nuk arrestohen
Kur del nga pergjimet e prokurorise Vangjush Dako qe behet njësh me kriminele nuk arrestohet.
Kur del sheshit korrupsioni i ministrave tek Unaza e re qe shkon gjer ne Amerike nuk arrestohen.
Kur falsifikon e mashtron Dvorani per te rrembyer Gjykaten Kushtetuese nuk arrestohet.
Arrestohet Henri Çili se nuk duhet te arrestohen kurrsesi keta.
Ne 2 mars te gjithe ne bulevard per drejtesine e barabarte per te gjithe.
(F.GJ/FAXWEB.AL)