18:35 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Reagon për herë të parë spitali Continental pas vdekjes së 16-vjeçares

18:08 | 16/05/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Reagon për herë të parë spitali Continental pas vdekjes së 16-vjeçares

Spitali “Continental” ka reaguar për herë të parë për rastin e vdekjes së pacientes 16-vjeçare Blerta Pepa, pas një operacioni në gju.

Spitali shkruan në një deklaratë se vdekja e pacientes ka ndodhur si pasojë e një komplikacioni të rrallë dhe jo prej mbidozës së anestezisë, apo një gabimi njerëzor siç u përfol.

Spitali ka sqaruar edhe komplikacionin që sipas tyre quhet hipertermia malinje.

DEKLARATA

Duke marrë shkas nga ngjarja e djeshme e ndodhur në Spitalin Continental, ku një paciente humbi jetën gjatë një interventi kirurgjikal si dhe nga nevoja për të informuar opinionin publik, duke i shprehu së pari ngushellimet tona më të thella dhe njerëzore familjes Pepa për humbjen e njeriut të saj të dashur, ju informojmë se:

Dje me datë 15.05.2017 rreth orës 24:00 pas një beteje të gjatë me një nga komplikacionet më të rënda, shumë të rralla dhe me vdekshmëri të lartë, humbi jetën në Spitalin Continental pacientja, Blerta Pepa. Ju bëjmë me dije se; bazuar në vlerësimin e ekspertëve tanë të anestezi – reanimacionit të cilët punojnë në Spitalin Continental si dhe të bashkëpunëtorëve të tyre arritëm në përfundimin se komplikacioni që çoi në humbjen e jetës së pacientes sonë është HIPERTEMIA MALIGNA.

Çfarë është HIPERTEMIA MALIGNA?

Hipertermia Maligna përfaqëson një nga komplikacionet më të rënda dhe shumë të rrallla që ndodh gjatë anestezisë. Ajo vjen si pasojë e një defekti genetik dhe që është e pamundur të zbulohet me anë të ekzaminimeve standarte apo të posaçme të kryera para operacionit.

Hipertermia maligna vjen nga çlirimi masiv i energjive termike nga muskujt, si pasojë e aplikimit të substancave anestetike. Dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik se protokollet e anestezisë së aplikuara në Spitalin Continental në kët rast janë të njëjta me ato të vendeve të BE-së. Gjithashtu sigurojmë se niveli professional i anestezistëve të spitalit tonë është tejet i lartë dhe veçanërish i mjekut që u përball me këtë komplikacion të rrallë, i cili e ka trajtuar atë me profesionalizëm të lartë dhe devotshmëri në një afat kohor prej disa orësh.

Spitali Continental garanton familjen e të ndjerës dhe gjithë opinionin publik se është i hapur për të bashkëpunuar me të gjitha organet që bëjnë ekspertizën në këtë fushë si dhe ato ligj-zbatuese për t’i shkuar deri në fund kësaj çështje me qëllim heqjen e çdo mundësie për të abuzuar më të vërtetën, siç kemi vërejtur gjatë orëve të fundit nga shumë media, apo individë të caktuar. Jemi thellësisht të keqardhur për dizinformimin e përhapur i cili në jo pak raste duket që është i qëllimshëm. Është e pafalshme të luhet me ndjenjat e njerëzve apo më keq akoma të krijohen kopertuar në kurriz të së vërtetës.

Edhe një hërë ngushellime familjes!

(M.D/Shuplaka0

Etiketa: spital
Pas

“Zgjedhjet do shtyhen, do ketë rikompozim koalicionesh”

Para

Zyrtarja e PD apel për Kadarenë: Thoni dy fjalë për Voltanën, ju lutem

Para
Zyrtarja e PD apel për Kadarenë: Thoni dy fjalë për Voltanën, ju lutem

Zyrtarja e PD apel për Kadarenë: Thoni dy fjalë për Voltanën, ju lutem

Discussion about this post

 



Të Fundit

Administrata Trump mbyll të gjitha zyrat e USAID jashtë SHBA deri më 30 shtator, kontrolli mbi programet e ndihmave i kalon DASH

Kryeministri Edi Rama mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta politikanit Bujar Bukoshi

Takimet bilaterale/ Presidentja Osmani do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Japoni

PD kërkoi pavlefshmëri të votave për qarkun Berat dhe Vlorë, KAS rrëzon kërkesat

Debate në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, përjashtohet Endri Shabani! Megi Fino zgjidhet kryetare, Endrit Braimllari nënkryetar

Sulm me vezë ndaj eskortës së Albin Kurtit në Skenderaj, LVV “shpërthen” kundër PDK-së për provokim politik

BE-ja propozon paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë, me fokus në naftë dhe sektorin bankar

Trump: Nëse nuk do ta kisha dërguar Gardën Kombëtare, Los Angeles do ishte djegur

KAS rrëzon opozitën, miraton tabelën përmbledhëse me rezultatet e zgjedhjeve në qarkun Vlorë

Masakra, ministri austriak: Autori, një ish nxënës që nuk e mbaroi shkollën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.