Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar për sulmin e shënuar në Stamboll, ku humbën jetën 39 persona.
“Ne kurrë nuk do i japim terren lojërave të tilla. Sulmi synonte të dëmtonte moralin e vendit tonë, të shkaktonte kaos.”, është shprehur ndër të tjera Erdoğan.
Ai shtoi se sulmi në lokalin e natës është i neveritshëm. 39 persona kanë humbur jetën dhe 69 të tjerë janë plagosur. Në klubin me rreth 700 persona të pranishëm, shumë prej tyre u hodhën në det për të shpëtuar.
Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama dhe Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, kanë reaguar duke dënuar sulmin e rëndë dhe shprehur mbështetjen ndaj Turqisë. (XH.A/SHUPLAKA)