Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas masës me “arrest shtëpie” që Gjykatës së Krimeve të Rënda vendosi për ish ministrin Saimir Tahiri.
Rama shkruan se vendimi i sotëm për Saimir Tahirin nuk komentohet, thjesht respektohet si një e drejtë e organeve të drejtësisë.
“Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin nuk komentohet, thjesht respektohet si një e drejtë e organeve të drejtësisë, të cilat i detyrohen vendit e botës një proces të pavarur, transparent e me integritet të plotë kushtetues e profesional, duke garantuar drejtësi jashtë çdo influence politike, mediatike a diplomatike.” shkruan Rama.
(M.Q/Faxweb)