12:09 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Reagon Rama për grabitësit e Postës në Krujë

15:25 | 07/11/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ “Kur do të futemi në BE”, Edi Rama gazetares së Fax News: Kur mjekra ime të bëhet më e gjatë se flokët e tua

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të grabitësve të Postës në Krujë, të cilët morën lekët e pensionistëve.

Sipas Ramës kjo tregon dëshminë e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit dhe gatishmërisë së saj për sprovën e afërt kundër Krimit të Organizuar&KÇK.

“Kapja e menjëhershme e autorëve të vjedhjes së kasafortës së pensioneve në Krujë,që zbardh edhe disa grabitje të të njëjtëve autorë,një tjetër dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit dhe gatishmërisë së saj për sprovën e afërt kundër Krimit të Organizuar&KÇK”- shkruan Rama në Twitter.

Ditën e sotme u publikuan emrat e personave të arrestuar për grabitjen e postës së Krujës.

Të arrestuarin janë: Mark Nok Caka, Gazmir Lek Saka, Andi Kadri Rexhepi (Paturri), Hysen Avdi Kica, Bujar Ramazan Tafa, dhe Besnik Parruca ishte roja i postes (u arrestua ditën e ngjarjes).

Bëhet me dije se gjatë kontrolleve janë sekuestruar një pjesë parave të vjedhura, makina të vjedhura dhe armë. Dyshohet autorët janë zbuluar nga shenjat e gishtërinjëve.

Gjtihashtu, dyshohet se është i njëjti grup që ka kryer edhe grabitjet e bankomateve në këtë zonë dhe në autostradën Tiranë-Durrës.

Por kush është koka e bandës së grabitjes së postës në Krujë?

Dyshohet se koka e bandës është Andi Rexhepi ose i njohur ndryshe edhe si Andi Paturri, i cili nuk është një emër i pa dëgjuar për drejtësinë shqiptare dhe atë Greke.

Paturri rezulton të jetë një nga 4 shqiptarët që kryenin vjedhje nën kërcënimin e armëve në banesat luksoze në Athinë.

Në 2017, policia publikoi fotot dhe emrat e personave, mes tyre edhe Andi Paturri. Banda e shqiptarëve kryente vjedhje të shumta në apartamente luksoze duke përdorur shpesh edhe kërcënimin e armëve. Viktimë e grabitjeve të shqiptarëve kanë rënë edhe shtëpitë e personazheve të njohur në Greqi si Nikos Vertis, apo e ish-bashkëshortit të këngëtares Elena Paparizou. Menaxheri i artistëve Tony Mavridis etj.

Ndërsa Gazmir Saka, është një nga të arrestuarit që hapi zjarr kundër policisë në rrugën e Rinasit në 2011.

Një përplasje me armë midis policisë dhe një grupi kriminal ditën e djeshme në rrugën e Rinasit, ka pasur si bilanc 1 të plagosur, 6 të arrestuar dhe 150 kg kanabis të sekuestruar. Tre makinat transportonin 150 kg lëndë narkotike, janë ndeshur me armë me forcat e policisë. Luftimi me armë ka zgjatur vetëm disa minuta, më pas personat që transportonin drogën, të rrethuar nga forcat e policisë, kanë vendosur të dorëzohen.

Grabitja e postës:

Nga posta janë grabitur rreth 11 milionë lekë të vjetra, që i përkisnin pensionistëve, dhe dje kishte nisur puna për shpërndarjen e tyre. Dyshohet se autorët janë qenë në dijeni të kësaj shpërndarjeje, si dhe kanë ditur vendin ku ndodhe kasaforta.

Ndërkohë më herët policia ka vënë në pranga rojën private, i cili akuzohet për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”.

Besnik Parruca, roja e postës, nuk ka njoftuar policinë për vjedhjen me thyerje të kasafortës së Postës së Krujës, ku grabitësit kanë marrë një sasi prej rreth 11 milionë lekësh dhe një sasi valute dhe më pas janë larguar.

51-vjeçari deklaroi para efektivëve se nuk ka treguar sepse është kërcënuar nga autorët e kësaj vepre penale.

Etiketa: edi ramagrabitja e postes ne kruje
Pas

Grevë për pagat në aeroport, Gjermania anulon 1300 fluturime

Para

Shi deri në fundjavë/ Priten reshje të forta në Tiranë dhe në jug

Para
Shi deri në fundjavë/ Priten reshje të forta në Tiranë dhe në jug

Shi deri në fundjavë/ Priten reshje të forta në Tiranë dhe në jug

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 vatra zjarri, nga të cilat 5 janë ende aktive dhe 1 është nën monitorim

Riaktivizohet zjarri në Drenovë të Mallakastrës/ Zjarrfikësit në terren, situata mbetet e vështirë

Gjirokastër/ Finalizohet operacioni “Attempt 1”/ Arrestohet 40-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

Kryeinspektorja e IKMT në terren: Verifikim për shkelje në ndërtimet në Vlorë

Publikohet udhërrëfyesi i GJK – Spiropali: Vendimet kushtetuese, një gur themeli për shtetin ligjor

Tërmeti me magnitudë 6.7 ballë godet Indonezinë, nuk ka rrezik për cunami sipas autoriteteve

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 55”,Kapet në Shkodër dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Trump kërcënoi BE-në me tarifë 30%, paralajmëron ministri i Jashtëm italian: Kemi përgatitur taksa me vlerë 21 miliardë euro për produktet amerikane

GJKKO nxjerr në arrest shtëpie ish-Shefi e Rrugores Tiranë, Roven Zeka

Sot pritet të mbyllet aksioni i shembjes së ndërtimeve pa leje në Theth! Kanë mbetur vetëm dy objekte

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.