Pas bllokadës nga qytetarët e Drenicës për të mos lejuar presidentin serb Aleksandër Vuçiç të vizitojë Drenicën, ashtu siç ishte parashikuar, ka ardhur dhe reagimi nga Serbia. Ka qenë ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ai i cili ka deklaruar se presidenti serb nuk është vetëm, ndfërsa për të gjithë ngjarjen fajëson kreun e Kuvendit të Kosovës Kadri Veselin.
Ai gjithashtu ka thënë se Serbia po prêt reagim nga KFOR-i për situatën e krijuar.
“Presidenti ynë nuk do të jetë vetëm dhe nuk do të jetë i pambrojtur. Aktualisht, kanë filluar disa bllokada, burra të armatosur, por po presim reagimin e KFOR-it. Pas gjithë kësaj qëndron Kadri Veseli, ai është përgjegjës për çdo gjë që do të ndodhë”, ka thënë Vulini për Tanjug.
Ndërkohë që kryeministri të Kosovës Ramush Haradinaj njoftoi vetëm pak më parë se ia ka ndaluar hyrjen në Drenicë Vuçiçit.
Ai përmes një postimi në ‘Facebook’ ka njoftuar se i ka ndaluar Vuçiçit hyrjen në Drenicë, pasi “Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha”.
“Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam tërhjekur lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të Presidentit Serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, tha Haradinaj. (B.H/Faxweb)