17:13 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Reagon sërish Agim Kajmaku: Ja pse e ndryshova emrin në Greqi, PD limon i shtrydhur

16:45 | 26/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Është dënuar në Greqi” Agim Kajmaku i përgjigjet akuzave të PD-së

“Që pas marrjes së detyrës si kryetar i Bashkisë së Vorës, ata s’u përballen nga frika e humbjes së padiskutueshme, më janë vërsulur me tërbim! Por unë siguroj me bindje, në radhë të parë qytetarët e Vorës se i qëndroj pikë për pikë asaj që kam deklaruar edhe më herët lidhur për këtë sulm.” Kështu e ka nisur reagimion e tij kryebashkiaku i sapo zgjedhur në Vorë, Agim Kajmaku nëpërgjigje të akuzave të ngritura nga Partia Demokratike se ka mashtruar në formularin e dekriminalizimit.

Kajmaku vijon më tej reagimin e tij duke thënë se Emrin e ka ndryshuar si një pjesë e mirë e shqiptarëve që sipas kryebashkiakut, ti jepej mundësia për të qëndruar dhe punuar në shtetin fqinj, Greqi.

Reagimi i plotë:

Që pas marrjes së detyrës si kryetar i Bashkisë së Vorës, ata s’u përballen nga frika e humbjes së padiskutueshme, më janë vërsulur me tërbim!

Por unë siguroj me bindje, në radhë të parë qytetarët e Vorës se i qëndroj pikë për pikë asaj që kam deklaruar edhe më herët lidhur për këtë sulm.

Unë nuk jam marrë kurrë me trafiqe dhe krime. Kam qenë dhe jam punëtor e familjar. Kam punuar për të nxjerrë bukën e gojës në Shqipëri e në emigracion dhe emrin e kam ndryshuar si të gjithë shqiptarët, që të më jepej mundësia të rrija atje dhe punoja.

Partia Demokratike po merret me limona dhe me mandarina emigrantësh shqiptarë, të cilët halli i ka shtyrë të punojnë në një vend të huaj! Ata bëjnë sikur nuk e dijnë se çfarë kanë hequr shqiptarët për të mbijetuar me emra e me mbiemra nga më të ndryshmit në Greqi.

Në fakt PD është limoni i shtrydhur që s’i duhet më asnjeriu. Le ta thonë autoritetet fjalën e tyre dhe të na falin qytetarët për këtë shqetësim!

Unë dua të siguroj qytetarët e Vorës se pavarësisht kësaj poshtërsie, jam dhe do të jem në çdo moment në krye të detyrës! Ju më besuat në 30 qershor për t’i ndryshuar faqen Vorës sonë dhe për t’a vënë bashkinë në shërbim të qytetarëve.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: agim kajmaku
Pas

Zyrtare! LDK zgjedh kandidatin e saj për Kryeministër të Kosovës

Para

“Rama nënshtron me telefonata gjyqtarët”, reagon PDIU për Kajmakun: Strategji për të kriminalizuar politikën

Para
PDIU mbledh Këshillin Kombëtar, “shpërthimi” i Idrizit: Tentuan të na zhduknin, s’na fshijnë dot nga historia! Po na vjedhin pasurinë, dinjitetin…

“Rama nënshtron me telefonata gjyqtarët”, reagon PDIU për Kajmakun: Strategji për të kriminalizuar politikën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Holanda do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Zgjedhjet e 11 majit, PD-ASHM kërkon rishqyrtim të votave në qarkun e Vlorës dhe Beratit

“11 maji”/ Debat në Komisionin e Integrimit, replika mes Tabakut dhe Kodhelit

Trump për WSJ: Sulmet e Izraelit ndaj Iranit janë pozitive për tregjet

Natë e zezë në Teheran, media shtetërore: Mbi 70 të vrarë nga bombardimet izraelite

Të hënën seancë plenare në Kuvend, ja për çfarë do të diskutojnë deputetët

‘Trafiku më shpëtoi’, studentja i shpëton fluturimit fatal të Air India vetëm për 10 minuta

Sulmi izraelit ndaj Iranit/ Reagojnë liderët ndërkombëtarë

OKB: Grupi për shpërndarjen e ndihmave në Gazë ka dështuar në misionin e tij

Zjarr në një zonë me shkurre në Berat, flakët vihen nën kontroll

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.