18:04 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Reagon Sonila Meço: 4 programe për shpërthimin e Manjanit, asnjë investigim

14:13 | 31/01/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Sonila Meço e tronditur nga krimet e ditëve të fundit: Jemi dështakë!

Gazetarja e njohur Sonila Meço për shkarkimin e Ylli Manjanit nga detyra ka komentuar shumë në rrjetet sociale rreth kësaj çështjeje. Në një postim të fundit në Facebook ajo ka sulmuar mediat dhe analistët.

Gazetarja Meço shkruan se u transmetuan 4 programe me shkarkimin e Manjani, dhe asnjëri prej tyre nuk kishte investigim mbi akuzat e forta që bëri ish-ministri i Drejtësisë.

Sipas saj, në vend që të mësojmë si formëzohet një opinion, po na projektohet në kokë modeli më asgjësues i gjykimit: po shohim ç’do të thotë të udhëheqësh me Twitter, Facebook e analistë.

Reagimi: 
“-1 ditë nga shpërthimi i Manjanit.
2 ditë nga kohëzgjatja e çudisë.
4 programe mbrëmjeje me këtë temë, pa asnjë investigim mbi akuzat e ministrit të drejtësisë.
Mijëra statuse e batuta në rrjete sociale.
Miliona aludime që zbojnë njëra-tjetrën në përpjekjen për të rivendosur prioritetet: koalicioni, Balili, kanabisi, konçensionet, dashnoret, reforma në drejtësi, arbitrazhet ndërkombëtare… edhe një herë kanabisi, reforma, dashnoret, koalicioni, Balili….edhe nje herë konçesionet, dashnoret….lëre më mirë. Lëre!
Këto janë pasojat e ortekut të lajmeve jo lajme, propagandës. Të opozitës që përdor vetëm lidhjen e shkurtër facebook-foltore.
Të gazetarëve që nuk i kapin argumentet një nga një, t’u hyjnë me kokë a edhe stomak: konçesione të paligjshme, lëvrime fondesh pa prokurime, mbështetje qeveritare krimit, prokurorë e gjykata nën urdhra celularësh etj, etj…
Tonat që prekemi shpejt e logjikojmë ngadalë.
E kur mungon një instancë e respektuar që të japë një shembull, do gjendet shpjegimi me 140 gërma në Twitter, duke iu përgjigjur çdo komenti në rrjete sociale, duke bërë zapping nga studio në studio televizive.
Në vend që të mësojmë si formëzohet një opinion, po na projektohet në kokë modeli më asgjësues i gjykimit: po shohim ç’do të thotë të udhëheqësh me Twitter, Facebook e analistë.
Do vullnet kjo punë, tundimi i sipërfaqësisë është shpesh i papërballueshëm. Dhe do na mbysë të gjithëve në cektinë…”, shkruan Meço në Facebook. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: reagimisonila mecoylli manjani
Pas

Zyrtare, Nishani dekreton shkarkimin e Manjanit dhe emërimin e Vasilit si ministër i Drejtësisë

Para

Panariti nga Korça: Në koalicion ka shqetësime

Para
Panariti: Dhjetëra hektarë me luleshtrydhe janë dëmtuar nga ngricat

Panariti nga Korça: Në koalicion ka shqetësime

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Çova para drejtësisë një trafikant droge”/ Salianji nga selia e PD: Regjimi më izoloi para zgjedhjeve, bëra sakrificë për interes publik

Ervin Salianji mbërrin në selinë e PD pas daljes nga burgu, në konferencë për mediat

Pas Fierit, kryeministri Edi Rama mbërrin në Durrës, takime me zyrtarët lokalë

Shkodër/ Mbytet kapiteni i anijes turistike gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë

Episod i ri mes Macron dhe Brigitte, Zonja e parë e Francës nuk i jep dorën bashkëshortit teksa ajo zbret nga avioni në Londër

Akuza për persekutim ndaj grave, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arreste për liderët talibanë

Lojtari i Realit: Shpresoj të qëndroj këtu, Madridi planet tjetër

Shqipëria U-15, zgjidhet trajneri i ri i përfaqësueses

Ksamil/ Qarkullonte me pistoletë me municion luftarak në automjet, vihet në pranga 31-vjeçari

Edi Rama nuk i kursen as drejtorët e bashkisë së Fierit, kërkon shkarkimin e tyre nga detyra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.