Gazetarja Sonila Meço ka reaguar për shkarkimin e Ylli Manjanit nga detyra e Ministrit të Drejtësisë. Sipas saj çfarë pohoi Ministri i Mrejtësisë vlen, sepse sapo vendosi një pasqyrë për të parë se si qeveriset ky vend.
“Se do përpiqen ta zhvendosin vëmendjen tek loja, taktika, kush humbi e kush fitoi për një çast, me filozofinë tipike kush ia ngjeshi kujt. Çfarë pohoi ministri i drejtësisë vlen, sepse sapo na vendosi një pasqyrë për të parë se si qeveriset ky vend, aty ku ekzekutivi bën prokurorë e gjykatës, aty ku kryeministri vepron në antikushtetueshmëri, aty ku shqiptari do paguajë gjerë në kacidhen e fundit marrëzinë e një qeverie që shkel çdo ligj, që ndikon çdo institucion të pavarur për beteja të pandershme.
Aty ku QEVERIA ËSHTË E KAPUR (pohuar qartë nga ministri i shkarkuar i drejtësisë).
Dhe në një vend normal qeveria sot duhet të binte. Se ç’do ndodhë me të prekurit drejtpërdrejtë këtu një Zot e di (a ndoshta do na mahnisin analistë e editorialistë me skema parafabrikate), ama ato gjykatat ndërkombëtare që përmendi jo pa dhimbje ministri do na shkaktojnë tërmetin e vërtetë që tullat tona parafabrikate nuk mund ta përballojnë dot e që brenda na zënë të gjithëve.
Dhe kjo është dhimbja e vërtetë, të cilën duhet ta meritojë ai që e shkaktoi. Aty sytë katër, të tjerat janë si historitë gazmore me lojra shah”, shkruan Meço në Facebook. (J.V/Shuplaka)