13:20 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Reagon Unioni i Prokurorëve: Shqetësues presioni që ushtrohet mbi ne

10:46 | 20/12/2016
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Reagon Unioni i Prokurorëve: Shqetësues presioni që ushtrohet mbi ne

Unioni i Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar me një deklaratë zyrtare si përgjigje ndaj presionit mediatik që ushtrohet lidhur me reformën në drejtësi. Në deklaratën për mediat, ky union shpreh shqetësimin  për presionin që ushtrohet ndaj prokurorëve e më tej gjykatave në dhënien e vendimeve të drejta.

Në vijim të reagimit, Unioni i Prokurorëve thekson se këto deklarata të ndryshme që pengojnë zbardhjen e së vërtetës janë në dëm të reformës në drejtësi. Unioni thekson se reforma në drejtësi ka synim kryesor rritjen e pavarësisë së sistemit nga ndërhyrjet e padrejta dhe presioni mbi punën e prokurorëve.

Reagimi i plotë i Unionit të Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë

Unioni I Prokuroreve te Republikes se Shqiperise, duke mare shkas nga disa shkrime dhe kronika ne media te ndryshme audio vizivedhe on line, shpreh shqetesimin per ndikimin qe ve nen presion prokuroret, per çeshtje konkrete ne hetimdhe me tej gjykatat per dhenien e nje vendimi te drejte, te paanshem dhe te mare ne kushtet e pavaresise nga keto ndikime.

 Në mënyrë të përsëritur dëshirojmë të theksojme se Unioni I Prokurorëve vlerëson, mirëpret dhe inkurajon çdo iniciativë nga cdo qytetar, dhe media audio vizuale, të cilat brenda kuadrit ligjor, kanë për qëllim t’I shërbejnë luftës ndaj fenomenit të korrupsionit, rritjes së besimit të publikut tek organet e  ndjekjes penale dhe forcimit të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.

Nga ana tjetër,Unioni shpreh shqetesimin kur konstaton se  behen deklarata dhe ndërmerren reagime, të cilat nuk kanë për qëllim të ndihmojnë në zbardhjen  e  të vërtetës, të parimeve themelore të funksionimit të shtetit ligjor,  por përkundrazi synojnë ushtrimin e ndikimit dhe presionit ndaj prokurorit , për të mos kryer detyrën e tij në zbatim të ligjit. Ushtrimi në këto përmasa I trysnisë ndaj prokurorit, nga çdo palë,  qofshin këto edhe  media-audiovizuale, është jo I drejte dhe I pa vend.

Çdo veprim I kujtdo qoftë, që shmanget nga kuadri kushtetues dhe ligjor në fuqinë Republikën e Shqipërisë, jo vetem që nuk I shërben forcimit të shtetit ligjor,  por përkundrazi, është një hap prapa për forcimin e luftës ndaj korrupsionit.

 Reforma ne Drejtesi, e mbeshtetur nga UPRSH,ka si synim kryesor te saj rritjen e pavaresise se sistemit nga cdo lloj nderhyrje e padrejte dhe cdo presioni per punen e prokuroreve, vleresimi I te cileve do te behet ne cdo rast nga organet kompete te krijuara me ligj.

 Rritja e pavaresise se prokuroreve dhe gjyqtareve, mbrojtja e tyre nga cdo lloj ndikimi I pa drejte gjate ushtrimit te detyres, trajtimi dinjitoz dhe kontrolli dhe vleresimi I punes nga organet e reja te krijuara me ligj, jane pikat kryesore te reformes ne drejtesi qe eshte miratuar dhe pritet te zbatohet ne te ardhmen e afert.

 Së fundmi ,Unioni dëshiron të theksojë edhe një here angazhimin e tij maksimal kundër çdo fenomeni jo ligjor të vërej turnëpunën e përditshme të prokurorëve dhe hetimin e çdo fakti të kallëzuar kriminal, sikurse dhe angazhimin e tij të plotë në mbrojtje të parimeve kushtetuese, respektimit të të drejtave dhe liri vet themelore të shtetasve dhe forcimit të sundimit të ligjit në vend.

Etiketa: reagimUnioni i Prokuroreve
Pas

Vjedhje dhe narkotikë, në pranga zjarrfikësi dhe një person tjetër në Librazhd

Para

Pas atentatit të ambasadorit, bashkëpunëtori i Putin gjendet i vrarë në banesë

Para
Putin shpallet Njeriu më i Fuqishëm në botë sipas “FORBES”

Pas atentatit të ambasadorit, bashkëpunëtori i Putin gjendet i vrarë në banesë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Carbone-Prodës: DIA do të trajnojë oficerët e Policisë shqiptare, për të luftuar veprimtarinë kriminale në fushën e kriptomonedhave

“Kanë lidhje me Partinë Komuniste”, Departamenti i Shtetit heq vizat për studentët kinezë

Liberalizimi i tregut të energjisë, PDK paralajmëron ZRRE-në me padi ligjore nëse nuk anulon vendimin

Berisha nostaligjik për diktaturën komuniste: Bënte organizim dhe administrim të përsosur zgjedhjesh! Ishin perfektë!

Dosja ‘Plumbi i artë’, Apeli i GJKKO lë në burg Florenc Çapjan

Droni “kapi mat” rrjetin e trafikut të armëve, shiteshin armët në periferi për të shmangur vëmendjen

Kandidatët e PD kërkojnë rinumërim/ “Nuk bllokojmë askënd”, Berisha: Nëse ka patur njerëz të pandërgjegjshëm…

Dosja “Metamorfoza” shtyhet sërish seaca në Gjykatën e Posaçme

Arabia Saudite ultimatum Iranit: Bëni marrëveshje ose do sulmoheni nga Izraeli

Kundërshtojnë rezultatin, tre kandidatë të PD kërkojnë rinumërim të votave

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.