06:10 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Reagon zëdhënësi i DASH për Llallën: Nuk është i vetmi, po shqyrtojmë raste të tjera

19:18 | 23/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Reagon zëdhënësi i DASH për Llallën: Nuk është i vetmi, po shqyrtojmë raste të tjera

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, i pyetur nga Politiko.al nëse DASH ishte ‘keqinformuar’ nga Ambasada Amerikane në Tiranë mbi ‘rastin Llalla’, siç pretendoi ky i fundit në një deklaratë për WSJ, tha se Sekretari Tillerson ka patur ‘informacione të besueshme mbi përfshirjen e Adriatik Llallës në korrupsion sinjifikativ gjatë mandatit të tij si Kryeprokuror’.

Zëdhënësi ka pranuar gjithashtu se, në Departament po shqyrtohen raste të tjera të korrupsionit të zyrtarëve dhe se ‘piketimi’ i Llallës është i rëndësishëm për faktin se ‘qeveria shqiptare [dhe populli shqiptar] duhet ta dijë se sa seriozisht e shohim ne korrupsionin’.

Politiko.al: Kur merr një vendim mbështetur në Klauzolën 7031(c), Departamenti i Shtetit nuk është i detyruar të bëjë publike të dhëna të caktuara që çojnë në skualifikimin e një zyrtari, megjithatë, në rastin e z.Llalla, ju zgjodhët t’a bëni publike arsyen. A mund ta shtjelloni arsyetimin pas këtij vendimi? A kishe diçka posaçërisht skandaloze në akzuat për korrupsion kundër tij?

Zyrtari i DASH: Për rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast të veçantë, ne besojmë se është e rëndësishme, për qeverinë shqiptare dhe popullin shqiptar, ta dinë se sa seriozisht e shohim ne korrupsionin.

Politiko.al: Vendimi për t’i skualifikuar nga hyrja në Amerikë edhe anëtarët e famijes së z. Llalla, që nuk janë nënshtetas amerikanë, duket i pazakontë. A mund të na shpjegoni arsyetimin pas këtij vendimi?

Zyrtari i DASH: Klauzola 7031(c), jo vetëm që e skualifikon një zyrtar të një qeverie të huaj nga mundësia për vizë amerikane, në rastin kur ai është përfshirë në korrupsion sinjifikativ, por gjithashtu kërkon që, anëtarët e familjes së afërt të atij zyrtari, të skualifikohen gjithashtu nga kjo mundësi.

Politiko.al: Z. Llalla, në një deklaratë për The Wall Street Journal, ka thënë se ‘ambasada amerikane në Tiranë e ka dizinformuar me dashje’ Departamentin e Shtetit. A është keqinformuar Sekretari i Shtetit nga Ambasada juaj këtu në Tiranë?

Zyrtari i DASH: Sekretari ka informacione të besueshme që z. Llalla ka qenë i përfshirë në korrupsion sinjifikativ gjatë mandatit të tij si Prokuror i Përgjithshëm.

Politiko.al: Ka skeptikë në qarqet politike dhe mediatike në Shqipëri, që kërkojnë ‘fakte’, dhe e shohin Llallën si ‘kokë turku’, një sinjal që kërkon t’u përcjellë qeveria amerikane ‘kundërshtarëve’ të Reformës në Drejtësi. Ndërkohë, tani që e kemi një precedent, a do të kemi të tjerë ‘persona non grata’ në listën e Sekretarit Tillerson?

Zyrtari i DASH: Kur Sekretari merr informacion të besueshëm, se një zyrtar është përfshirë në korrupsion sinjifikativ dhe/apo dhunim të të drejtave të njeriut, ai është i kushtëzuar që ta ‘piketojë’ atë zyrtar dhe anëtarët e familjes së tij duke përdorur klauzolën 7031(c).

Ne jemi, në mënyrë aktive, duke shqyrtuar raste dhe do ta përdorim këtë autoritet në mënyrë globale. Në varësi të rrethanave të caktuara, disa prej ‘piketimeve’ bëhen publikisht dhe, disa të tjera, privatisht.

Intervistë ekskluzive e Politiko.al

Pas

Nëna shqiptare denoncon pakistanezin në Greqi: Më përdhunoi djalin

Para

Ish-ambasadori amerikan në Serbi: Janë katër skenarë të mundshëm për Kosovën

Para
Ish-ambasadori amerikan në Serbi: Janë katër skenarë të mundshëm për Kosovën

Ish-ambasadori amerikan në Serbi: Janë katër skenarë të mundshëm për Kosovën

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.