00:40 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Reagon zv/ministrja e Drejtësisë për vrasjen e gjyqtares: Vendimi skandaloz i gjyqtarëve i mori jetën koleges së tyre

21:25 | 31/08/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Reagon zv/ministrja e Drejtësisë për vrasjen e gjyqtares: Vendimi skandaloz i gjyqtarëve i mori jetën koleges së tyre

Etilda Gjonaj, Zv/ministrja e Drejtësisë, ka reaguar pas vrasjes së gjyqtares Fildez Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj ditën e sotme në Tiranë.

Gjoni thotë se vendimi skandaloz në 2016-tën i kolegëve të gjyqtares së ndjerë i mori sot jetën Fildes Hafizit.

Etilda Gjoni, e cila do të jetë ministre e drejtësisë në qeverinë e re, thotë se dënimi për autorin duhet të ishte më i ashpër dhe jot ë përfitonte nga amnistia.

REAGIMI:

Ngjarja e sotshme ishte tragjike, jo vetëm për humbjen e një gruaje profesioniste të mirë, e nënë të përkushtuar, por edhe pasi sërish doli në pah sistemi i kalbur i drejtësisë që ka nevojë urgjente për reformën më të thellë të mundshme në drejtësi.

Autori i krimit makabër të sotshëm ishte ndaluar dy vite më parë nga policia. Krimi i sotshëm ishte shmangur para dy vitesh. Por ç’bëri sistemi gjyqësor? Për veprën penale të armëmbajtjes pa leje që parashikon dënimin deri në 7 vjet burgim dhe veprës penale të dhunës në familje deri në 5 vjet burg, gjyqtarët e dënuan autorin vetëm me 3 vjet burgim në total.

E më pas ai që sot i mori jetën, Fadil Kasemi, u amnistua. Një vendim skandaloz i gjyqtarëve në 2016, sot i mori jetën një kolegeje të tyre.

Ngjarja e sotshme ishte një goditje e rëndë për të gjitha ne gratë me pozitë apo pa pozitë, dhe tregoi edhe njëherë për mosfunksionimin e sistemit të drejtësisë, që kërkon në mënyrë imediate pastrimin nga gjyqtarë dhe prokurorë që keqzbatojnë ligjin.

Duke ngushëlluar familjen e Fildeze Hafizi, i siguroj ata dhe mbarë opinionin publik për angazhimin maksimal të Qeverisë së re, në jetësimin sa më shpejt e me thellësinë e kërkuar të Reformës në Drejtësi. I bëj thirrje organit të akuzës për një hetim të gjithanshëm dhe sa më profesional të ngjarjes së rëndë!

U prehsh në paqe, mikja dhe kolegia jonë e dashur!

Ky mesazh jo vetëm si zv. Ministre e Drejtësisë, por edhe si grua dhe si nënë.

Etilda Gjonaj (Saliu)

(B.H/Shuplaka)

 

Etiketa: etilda gjoni
Pas

Kreymadhi i përgjigjet flakë për flakë Ramës: I vetëshpalluri ‘Skënderbe’ e largoi fajin nga vetja

Para

SHBA urdhëron Rusinë të mbyll konsullatën e saj në Uashington dhe nju Jork

Para
SHBA urdhëron Rusinë të mbyll konsullatën e saj në Uashington dhe nju Jork

SHBA urdhëron Rusinë të mbyll konsullatën e saj në Uashington dhe nju Jork

Discussion about this post

 



Të Fundit

Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës

Presidenti i Ukrainës uron Edi Ramën për zgjedhjet e 11 Majit, Zelensky: Urime për fitoren bindëse

Zgjedhjet/ Kryeministri spanjoll Sanchez uron Ramën: Urime për fitoren bindëse të PS!

Zelensky uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Mezi pres të forcojmë më tej marrëdhëniet!

Të frymëzuar nga legjenda e Rozafës, Shkodra Elektronike sonte me “Zjerrm” në Eurovision: Të fitojmë dhe në 2026 ta sjellim në Shqipëri

O Bashe…7×7= mbi 80 mandate për PS! Ku je o Bashe?!

PS 10 mandate në Elbasan, kush janë emrat nga lista e hapur që pritet të futen në Kuvend! PD asnjë ulëse

Balluku: Fitore historike në Fier, PS merr 12 mandate

Listat e hapura në Vlorë/ PD humb edhe një nga lista e mbyllur! PS kryeson me Gjiknurin, Bidon, Sinajn, Llajon dhe Mersinin! Jashtë mbetet Ina Majko

“Erion Veliajt” i del emri në listën e deputetëve për qarkun e Tiranës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.