22:00 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Reagon zyrtarisht Lindita Nikolla, ka një pyetje për studentët

15:23 | 08/12/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qëllohet me bidon Lindita Nikolla, hyri mes turmës rrethuar me truproja

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka reagur zyrtarisht për kërkesat e studentëve. Nikolla thotë se prej tre ditësh është në zyrë dhe është e gatshme të takojë studentët dhe të komunikojë me ta kur i jepet mundësia.

Nikolla pyet studentët “Si ka mundësi që të protestohet dhe të mos dialogohet?”

Reagimi i plotë:

Prej tre ditësh dëgjoj çfarë nuk dëgjoj dhe përpiqem vetëm të komunikoj qetësisht kur më jepet mundësia.
Prej tre ditësh i përgjigjem pozitivisht çdo letre apo pusulle me kërkesa që më vjen në derë.
Prej tre ditësh jam në zyrë e gatshme të takohem me studentët për të biseduar sy më sy.
Si ka mundësi që të protestohet dhe të mos dialogohet, kur je i ftuar t’i shtrosh në tryezë kërkesat?
Si mund të bëhet një punë e mbarë me ultimatume dhe si mund të adresohet për më tepër problematika komplekse e Universitetit, me kërkesa ultimative për tema shumë serioze që meritojnë të trajtohen seriozisht?
Si mundet që një protestë kaq e mbarë në qëllimin e saj të afishuar, të mos artikulojë akoma një përfaqësi për dialog me qeverinë?
Kam dëgjuar disa që thonë “s’duam negociata!”, por në fakt as ne s’kemi kërkuar negociata, por dialog, ballafaqim serioz në sytë e publikut dhe bashkëpunim për adresimin e problemeve të ngritura!
Është gati e pabesueshme fjala vjen, që shumëçka i kërkohet qeverisë, kur ligjërisht i është deleguar me kohë universitetit! A duhet folur për këtë? Qetësisht dhe zë për zë? Apo duhet vazhduar kështu, me një pjesë në rrugë që nis letra, pusulla, e-maile dhe postime në rrjet me kërkesa që bëhen mal dhe qeverinë që pret prej tre ditësh të ulet në tryezën e dialogut?
Mendoj se nuk është as e dobishme, as e drejtë për ata që s’kanë agjenda të tjera në këtë protestë.

Së fundmi dëgjova thirrjet nën dritare “Lindita dil në shesh!” dhe dola. Dola dhe jo që nuk më tha kush pse u thirra, por u refuzova! S’ka asnjë problem, por pyetja ime është e thjeshtë: Kur do të ulemi të flasim për problemet dhe të bashkërendojmë forcat për të adresuar zgjidhjet?

(B.H/Faxweb)

Etiketa: lindita nikolla
Pas

Lori Hoxha hedh foto nga Londra, komentuesit i “kërkojnë llogari”: Po ti pse nuk vjen në protestë

Para

Pandeli Majko nuk e “lë rehat” Ramën: 8 dhjetori po festohet nga ata që duan ndryshimin

Para
Pandeli Majko nuk e “lë rehat” Ramën: 8 dhjetori po festohet nga ata që duan ndryshimin

Pandeli Majko nuk e "lë rehat" Ramën: 8 dhjetori po festohet nga ata që duan ndryshimin

Discussion about this post

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.