“El Clasico” që do të luhet mbrëmjen e nesërme mes Barcelonës dhe Realit është ndoshta sfida më e tensionuar e viteve të fundit. E gjithë kjo për shkak të protestave, kanë detyruar që të dy ekipet të jenë në të njëjtin hotel, ku dhe do të shkojnë së bashku drejt stadiumit.
Në lidhje me këtë situatë, trajneri Valverde është pyetur nga gazetarët. Numri një i stolit blaugrana është ngacmuar duke u pyetur nëse do të pinte një kafe me Zidane përpara ndeshjes, meqë dy ekipet janë në një hotel.
Valverde është shprehur se mbetet për t’u parë nëse do të shihen në hotel. “Të pi një kafe me Zidane përpara ndeshjes? Do të shohim nëse do të shihemi, por do të jetë e vështirë.”