Real Madridi duket se e ka lënë krizën pas dhe është rikthyer te fitorja. Pas asaj humbje kundër Barcelonës në “El Clasico” dhe Milanit në Champions, madrilenët kanë mposhtur me shifrat 4-0 Osasunën.
Padyshim njeriu i sfidës ishte Vinicius Zhunior i cili realizoi tripletë, ekzaktësisht në minutën e 34-të, 61-të dhe 69-të. Ndërsa goli tjetër u shënua nga Bellingam.
Gjatë sfidës, trajneri Ançeloti u detyrua të bënte 3 lëvizje të detyruara për shkak të tre dëmtimeve të futbollistëve. Bëhet fjalë për Rodrigon, Eder Militaon dhe Lukas Vaskez.
Me këtë triumf, të bardhët shkojnë në kuotën e 27-pikëve, 6 më pak se kryesuesit e kampionatit, Barcelona.
Eder Militao e ka mbyllur sezonin te Real Madrid. Mbrojtësi i “Galaktikëve” pësoi dëmtim të rëndë ne ndeshjen kunder Osasunës.
Ligamenti krociat është këputur dhe tashmë Militao do duhet t’i nënshtrohet operacionit. Lajmi më i keq i mundshëm për të, që duhet të qëndrojë jashtë fushës së lojës për rreth 9 muaj siç tregojnë raportimet e fundit.
Ndërkohë pas fitores me Osasunen nje dhimbje koke ka kapur Ançelotin. Trajneri e kishte titullar dhe pa mbrojtësin të largohej në lot. Një dëmtim mjaft i rëndë i Eder Militaos, ndërsa kujtojmë se Karavahal ishte po ashtu një nga mbrojtësit me peshë, që mbylli sezonin më parë te Reali. Ne fund te merkatos verore Carlco Anceloti deklaroi se e kishte mbyllu merkaton per gjithe sezonin por duke u vene ne keto kushte do te rishikohet dhe nje here ajo cfare eshte thene nga Anceloti pak muaj me pare.
Ku nuk perjashtohet dhe mundesia qe Real Madrid do i hedhe syte perseri tek mbrojtesi I Milanit qe Theo Hernandez qe eshte rritur ne akademine e Rea