Real Madrid ndryshon mendim në lidhje me Alexander-Arnold, objektivin e tyre kryesor. Sipas Marca, të përditshmes spanjolle, tani Reali e ka me nxitim, nuk do të pres fundin e sezonin për të marrë anësorin e Liverpool, por do të paraqiten këto ditë të janarit me një ofertë konkrete për të siguruar menjëherë shërbimet e tij.
Real Madrid ka gjetur prej kohësh akordin total me lojtarin, por fillimisht Perez kishte planifikuar ta merrte falas në fund të sezonit, por situata që po kalon ekipi e detyron presidentin të “fus dorën në xhep”, për t’i dhuruar Ancelottit një përforcim të rëndësishëm për pjesën e mbetur të sezonit.