Në një kohë kur në mediat ndërkombëtare dhe në rrethet sportive janë adresuar kritika për gjyqtarët për arbitrim në favor të Realit të Madridit, UEFA në faqen e saj zyrtare ka bërë një gabim trashanik ku ka nxjerrë ekipin e Liverpool si fitues i Ligës së Kampionëve, raporton AS.
Gabimi është publikuar në gjuhën angleze e spanjolle me një foto të postuar ku shihen (Kroos, Cristiano, Ramos, Salah, Van Dijk dhe Firmino ) teksa është shkruar: “Sezoni 2017/18 fitues Liverpooli”.
AS shkruan se kjo që është publikuar nga UEFA nuk mund të gjendet lehtë nga lexuesit e rregullt të kësaj faqe dhe se do të publikohet zyrtarisht pas finales së Champions League.
Finalja mes Liverpool dhe Realit të Madridit do të luhet me 26 maj në Kiev, ku Reali do të provojë për ta fituar trofeun për të tretën herë radhazi.
(B.H/Faxweb)