12:10 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Real Madridi mbyll derën për Dybala dhe Salah, “hedh grepat” për yllin bavarez

11:23 | 29/06/2022
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Real Madridi mbyll derën për Dybala dhe Salah, “hedh grepat” për yllin bavarez

“Do të jetë një verë e gjatë”, – thonë nga Real Madridi kur flitet për përgatitjen e skuadrës. Klubi i bardhë është në pritje të caktimit të së ardhmes së lojtarëve të tillë si Ceballos, Marco Asensio, Mariano apo Jovic. Pasi të zgjidhet kjo çështje, Real Madridi do të vendosë nëse do të nënshkruajë apo jo me ndonjë tjetër, veçanërisht në sulm.

Nëse Jovic, Mariano dhe Borja Mayoral largohen, gjë që mund të ndodhë, Real Madrid mund të mendojë për një sulmues. Ose një njeri grupi nëse Marco Asensio më në fund largohet. Edhe pse për momentin, kjo nuk ua prish gjumin drejtuesve të bardhë gjatë natës, duke pasur parasysh që me Rodrygo dhe Hazard-in e rilindur, do t’i kishin ato pozicione të mbuluara mirë.

Pavarësisht gjithçkaje, drejtuesit e Real Madridit janë shumë të vëmendshëm ndaj merkatos së transferimeve në rast se do të krijohet një mundësi. Salah dhe Dybala, të cilët kishin ëndërruar të mbërrinin në “Bernabeu”, nuk bëjnë pjesë në planet e “Los Blancos”. E njëjta gjë nuk ndodh me Gnabry, i cili mund të largohet nga Bayern me një çmim të arsyeshëm. Real Madridi nuk e përjashton ardhjen e tij, ndonëse edhe këtë pistë nuk e konsiderojnë thelbësore.

Lojtari që Carlo Ancelotti donte ishte Gabriel Jesus. Braziliani i Manchester City është gati të nënshkruajë për Arsenalin, jo sepse Real Madridi e përjashtoi, por nuk kishte zgjidhje tjetër. Me të gjitha vendet jashtë BE-së të mbuluara dhe duke pritur që Vinicius të marrë një pasaportë spanjolle, Real Madridi nuk mund të nënshkruajë me ekstra-komunitarë të tjerë si Gabriel Jesus, që ka pasaportë braziliane.

Real Madridi mbetet i vëmendshëm ndaj gjithçkaje që ndodh në merkato, por pa nxitimin për të nënshkruar me një lojtar specifik për të forcuar skuadrën. Mbappé ishte “galaktiku” i zgjedhur nga Florentino Perez, por francezi vendosi të qëndrojë te PSG.

Haaland ishte mundësia tjetër, por klubi i bardhë u fokusua te Mbappé dhe norvegjezi u largua për te Manchester City. Pa shumë “galaktikë” në skenën e futbollit aktual, Real Madridi po e studion merkaton, por pa detyrimin që të blejë ndokënd.

Etiketa: perezReali i Madridit
Pas

Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

Para

Biden: Shtetet e Bashkuara do të rrisin prezencën ushtarake në Evropë

Para
Biden: Shtetet e Bashkuara do të rrisin prezencën ushtarake në Evropë

Biden: Shtetet e Bashkuara do të rrisin prezencën ushtarake në Evropë

Discussion about this post

 



Të Fundit

I mori 100 mijë euro një personi nëpërmjet mashtrimit, arrestohet në “Allias” i riu i shpallur në kërkim

Situata me flakët në vend, 29 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 10 prej tyre mbeten ende aktive

Prezantimi i draftit të Kodit të ri Penal, Zaçaj: Ligji penal duhet të jetë parzmore për qytetarin, jo shpata e shtetit

Ndërpritet seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ja kur do të mbahet mbledhja e radhës

Vlorë/ Zaptoi hapësirën publike para hotelit të tij dhe e shfrytëzonte për parkim privat, nën akuzë pronari

Nga lirimi me kusht për burgimin e përjetshëm tek shkaktimi i vetëvrasjes nëpërmjet bullizimit/ Cilat janë risitë e Kodit të ri Penal

Apartamente, llogari bankare dhe mijëra hektar pyje, sekuestrohen pasuritë e ish-ambasadorit shqiptar në Katar dhe bashkëshortes së tij (EMRI)

Rakipi tregon risitë e Kodit të Ri Penal: 21-vjeçarët mund të trajtohen si të mitur

Ngërçi politik në Kosovë, Haxhiu: Sot e nesër mund të mbahen disa seanca. Nëse s’ka reflektim, rruga e vetme janë zgjedhjet

Prezantohet drafti i Kodit të ri Penal, Manja: Janë bërë 30 ndërhyrje, ka 327 nene! Pas Brukselit, do t’i kalojë Kuvendit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.