08:46 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Reali gabon dhe humb kreun, gara në La Liga më e hapur se kurrë

07:39 | 02/03/2017
në Sport, Te Gjitha
0
Reali gabon dhe humb kreun, gara në La Liga më e hapur se kurrë

Reali i Madridit hedh një gjysmë hapi të gabuar në luftën për titullin kampion në Spanjë. Kryeqytetasit nuk shkuan dot përtej barazimit 3-3 në shtëpi kundër Las Palmasit në javën e 25-të të La Ligës.

Edhe pse gjeti avantazhin që në minutën e tetë me një gol të Iskos në pozicion të dyshimtë, gëzimi i ekipit të Zidanit zgjati vetëm dy minuta, pasi mesfushori Tana riktheu baraspeshën.

Ndeshja për “Galaktikët” mori të tatëpjetën dy minuta pas pushimit, kur Garet Bejl u ndëshkua me dy kartonë të verdhë në pak sekonda, fillimisht për një faull e më pas pasi shtyu një kundërshtar në mënyrë antisportive.

Miqtë nga Ishujt Kanarie e shfrytëzuan në maksimum epërsinë numerike duke shënuar dy herë. Xhonatan Viera u tregua i saktë nga pika e penalltisë pasi Serxho Ramos preku topin me dorë në zonë në të 56-n, ndërsa katër minuta më pas Kevin-Princ Boateng thelloi epërsinë e të tijve.

Me situatën aspak premtuese, fatet e Realit i mori në dorë Kristiano Ronaldo. Portugezi fillimisht ngushtoi disavantazhin me një penallti në të 86-n, ndërsa në minutën e fundit të kohës së rregullt vulosi barazimin përfundimtar me kokë.

Me barazimin e sotëm skuadra kryeqytetase humbet kryesimin, që tani i takon Barcelonës. Katalanasit kanë 57 pikë, një më shumë se Reali që gjithsesi ngushëllohet me faktin që ka për të luajtur ndeshjen e prapambetur ndaj Deportivo La Korunjës.

Etiketa: humbjaReali i Madridit
Pas

Ndryshim në axhendën e Mogherinit, viziton Kosovën më 4 mars

Para

Legjenda e Zvicrës: Luganos nuk i duhej Tramexani, mjaftonte Sadiku

Para
Legjenda e Zvicrës: Luganos nuk i duhej Tramexani, mjaftonte Sadiku

Legjenda e Zvicrës: Luganos nuk i duhej Tramexani, mjaftonte Sadiku

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.