Reali ka mposhtur Getafen në javën e parë të kampionatit duke e nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në La Liga, dhe duke hedhur pas krahëve trofeun e superkupës së europës, ku u mundën nga Atletiko.
Skuadra e Lopeteguit nuk e diskutoi për asnjë moment fitoren, teksa e dominoi takimin. Karvahal me kokë shënoi golin e parë për madrilenët në minutën e 20-të. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e një goli, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, më konkretisht në minutën e 51-të, uellsiani Gareth Bejl dyfishoi shifrat.
Në minutën e 71-t tekniku madrilen hodhi në fushë edhe Luka Modriçin, i cili u shndërrua në një çështje ditët e fundit. Reali i përgjigjet kështu Barcelonës, e cila triumfoi ditën e djeshme me rezultatin 3-0. Sfidën e radhës “galaktikët” do ta luajnë në transfertë ndaj Gironës.
(E.K/FAXWEB.AL)