Reali I Madridit po vuan krizën e rezultateve në La Liga. Skuadra e Zidan nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 në ndeshjen ndaj Celta Vigos, një rezultat që gëzon Barcelonën e cila tashmë është 16 pikë larg Realit të Madridit i cili me formën e treguar po ia lehtëson betejën për titull kampion.
Daniel Wass kaloi i pari në avantazh vendasit në minutën e e 33’ por Greth Bale shënoi dy herë radhazi për Realin, përkatësisht në minutën e 36’ dhe 38’.
Atëherë kur Reali u duk se do të largohej nga fusha me fitore Celta e ka befasuar duke i shënuar në minutën e 82’ me anë të Gomez.
Pas këtij Barazimi Reali mbetet në vendin e katërt me 32 pikë, 16 më pak se sa Barcelona në vendin e parë.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post