Pas shkarkimit të trajnerit Lopetegui nga stoli, Reali i Madridit është në kërkim të një emri të ri. Por siç duket nuk do ta ketë të lehtë.
Mauricio Pochetino i ka bërë refuzimin e radhës presidentit Florentino Perez, i cili i ka bërë një ofertë të re trajnerit të Tottenham, të cilët do të përballen me PSV sot në mbrëmje për Champions League.
“The Sun” ka bërë me dije se Perez i ka ofruar argjentinasit pagë me vlerë 17.2 milionë euro në sezon, por ai nuk ka pranuar të marrë drejtimin e Real Madrid në gjendjen aktuale të ekipit. Pochetino i ka konfirmuar presidentit të Tottenham që nuk do të lëvizë nga “Spurs”.
Perez e ka kthyer trajnerin argjentinas në kandidatin kryesor për stolin e madrilenëve dhe kjo nuk është hera e parë që tentojnë të bindin 46-vjeçarin për të shkuar në Madrid. Aktualisht trajneri nuk po kalon moment të mirë te Tottenham pasi rezultatet nuk kanë qenë në nivelin e pritshëm, si dhe rrezikojnë shumë të skualifikohen nga Champions League që në fazën e grupeve. (B.H/Faxweb)