]Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka thirrur në një mbledhje drejtuesit e qeverisë dhe institucioneve të pavarura, ku do të shqyrtohet realizimi i detyrave të tyre.
Mësohet se në këtë takim të thirrur nga kreu i Kuvendit do të jetë edhe Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku.
“Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, thërret mbledhjen me drejtuesit e qeverisë dhe të institucioneve të pavarura “Ndjekja e Zbatimit të Mekanizimit Ndërinstitucional Kuvend-Qeveri-Institucione të Pavarura.”Në mbledhje do të shqyrtohen realizimi i detyrave të Qeverisë dhe institucioneve”, – thuhet në njoftimin në fjalë.
Kujtojmë se opozita ka hedhur lumë akuzash ndaj qeverisë dhe Prokurores së Përgjithshme Arta Marku, për të cilën janë shprehur se është në shërbim të kryeministrit Rama.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post