Ka mbrritur në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Florenc Hoxha, i cili ka intervistuar një nga personazhet e çështjes ‘’Babale”, Fredi Alizotin.
Ky i fundit në videon e bërë publike në media shfaqet në video duke thënë se ai ka marrë para nga njerëz pranë qeverisë për të thënë se ai ka qenë aktori që ka bërë zërin e Geron Xhafajt në audiopërgjimin e Albert Veliut.
Nuk dihet ende si është bërë e mundur takimi mes Hoxhës dhe Alizotit, dhe më pas dorëzimi i videos te deputeti i PD-së Ervin Salianji.
Jo më larg se dje në ambientet e prokurorisë dha dëshminë e tij dhe drejtori i Policisë së Shtetit, që sipas videos së realizuar mes Alizotit dhe Hoxhës, ka bërë ndërmjetësin mes socialistëve dhe Alizotit, në mënyrë që ky i fundit të pranonte rolin e tij si aktor.
Veliu mësohet se u shpreh para prokurorëve se nuk e kishte takuar asnjëherë Alizotin dhe mes tyre nuk ka pasur asnjë takim të mëhershem.
(E.K/FAXWEB.AL)