07:37 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rebelet rrëzuan regjimin e Assad në Siri/ Mohamed al Bashir emërohet kryeministër i përkohshëm i vendit

14:06 | 10/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rebelet rrëzuan regjimin e Assad në Siri/ Mohamed al Bashir emërohet kryeministër i përkohshëm i vendit

Mohamed al Bashir është emëruar kryeministër i përkohshëm i qeverisë siriane, raportojnë mediat e huaja. Përmes një deklarate televizive është njoftuar se al Bashir do të mbajë postin e kryeministrit në Siri deri më 1 mars 2025.

Rebelët sirianë nën udhëheqjen e Abu Mohammed al-Jawlani deklaruan të dielën (8 dhjetor)  se rrëzuan nga pushteti presidentin Bashar al-Assad, pasi morën kontrollin e Damaskut, duke e detyruar atë të arratiset dhe duke i dhënë fund sundimit autokratik të familjes së tij pas më shumë se 14 vitesh luftë civile.

Sirianët dolën në rrugë të dielën duke festuar fundin e sundimit të hekurt 50 vjeçar të familjes Assad, pas një përparimi të befasishëm të rebelëve që në pak ditë arritën në kryeqytet duke ngritur tani pikëpyetje për të ardhmen e vendit dhe rajonit më të gjerë.

Turmat u mblodhën në sheshet qendrore të Damaskut duke valëvitur flamurin sirian, skena që ngjasonin me ditët e para të kryengritjes së Pranverës Arabe, përpara se të niste një shtypje brutale nga ana e qeverisë që e zhyti vendin në një luftë civile gati 14-vjeçare.

Në daljen e tij të parë publike që kur ushtarët hynë në periferi të Damaskut, ai u tha mbështetësve se fitorja e rebelëve ishte “për të gjithë kombin” dhe se Assad e kishte bërë Sirinë “terren për lakminë e Iranit”.

Jawlani, kreu i grupit terrorist të shpallur nga Shtetet e Bashkuara, Hayat Tahrir al-Sham (HTS), ka kohë që ka tentuar që të ndryshojë imazhin e tij publik. Ai publikisht hoqi dorë nga lidhjet e tij me Al-Kaidan dhe ka tentuar të paraqitet si një udhëheqës pragmatist e tolerant. HTS-ja është një grup militant islamist që synon të krijojë një shtet në Siri të qeverisur nga ligji islamik. HTS-ja është aleat me disa grupe më të vogla militante islamiste, disa prej të cilave përbëhen nga luftëtarë të huaj nga Evropa dhe Azia Qendrore.

Pas

Dëm shtetit 7 mld lekë/ Ahmetaj akuzohet se ka shpërdorur detyrën në privatizimin e fabrikës, GJKKO kthen në SPAK dosjen “Buka”: Plotësoni hetimet!

Para

SHBA vlerëson Altin Dumanin si kampion kundër korrupsionit

Para
SHBA vlerëson Altin Dumanin si kampion kundër korrupsionit

SHBA vlerëson Altin Dumanin si kampion kundër korrupsionit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli dhe Ukraina njoftojnë ‘dialog’ për t’iu kundërvënë Iranit

3 të vrarë dhe 1 i plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri në Irlandën e Veriut

Lezhë/ Aksident i rëndë pranë Fishtës, automjeti përplaset me një trailer. 1 i vdekur dhe 4 të plagosur rëndë

Takimi Rusi-Ukrainë në Turqi zgjati më pak se 1 orë! Palët ranë dakord për shkëmbim të ri të të burgosurve

Sulmuesi lë Juventusin, zyrtarizohet në Bundesligë

Tmerri i rrëzimit të avionit Air India nuk ka fund, të afërmit e viktimave: Po na japin trupat e gabuar

Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Zjarr i madh në Turqi, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

Macron dhe bashkëshortja e tij padisin për shpifje komentatoren amerikane Candace Owens

Vendet e Gjirit me një vizë të re të tipit Shengen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.