06:27 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rebelja e talentuar që u dëbua nga skena, kush e përndoqi Marina Grabovarin

10:08 | 12/01/2019
në Aktualitet, Flash, Kulturë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rebelja e talentuar që u dëbua nga skena, kush e përndoqi Marina Grabovarin

Marina Grabovari, fituesja e Festivalit të 21 të Këngës në RTSH në vitin 1982 me këngën e Avni Mulës, “Një djep në barrikadë”.

Një këngëtare e Shqipërisë.

Grabovari u fut në udhën e muzikës me ndihmën dhe besimin që i dha i mjeshtri dhe kompozitori i madh Avni Mula.

Në vitin e saj të 4-të Avniu i dha një këngë me të cilën përfaqësoi Liceun Artistik, dhe fitoi vendin e parë.

Pas liceut Grabovari konkurroi për art dramatik, jo për kanto, pasi nuk i pëlqente të ishte këngëtare lirike.

Në kohën kur Marina punonte në një pallat kulture u kontaktua sërish nga Avni Mula, i cili i besoi sërish një këngë.

Pa u përfshirë në provat e Radio Televizionit, vetëm e vetëm në provat gjenerale, pa dashur të ekspozohej, 18-vjeçarja Marina Grabova, këndoi atë rradhë, më bukur se kurdoherë tjetër.

Pas interpretimit edhe orkestra guxoi të trokiste harqet në shenjë pëlqimi.

Ndonëse Grabovari arriti kulmin e suksesit të saj asokohe, ajo u largua nga skena shqiptare.
Dhe gjatë rrëfimit të saj ajo shpjegon se pse u detyruar të largohej nga Shqipëria, duke përjashtuar mundësinë e ndonjë arsyeje personale ajo thotë qartë se u largua për shkak të sistemit të atëhershëm.

Teksa thekson se bashkëshorti i saj ishte ndër ata të cilët e ka vlerësuar i pari si këngëtare thyen dhe tabunë për të cilën kishte evituar gjithnjë që të fliste.

Marina vinte nga një familje e persekutuar, me gjyshin në burg, dhe ndonëse u largua shpejt nga vendlindja e saj Berati, kur ajo doli në skenë, ata që ja njihnin familjen, nisën ta evidentonin këtë pjesë të biografisë së saj.

Si të mos mjaftonte kjo gjë Marina shfaqi rebelizëm edhe në Festival duke bërë atë çka nuk e kishte bërë asnjë këngëtar tjetër më parë.

Një vit më vonë Grabovari e braktisi festivalin që në natën e parë. Nuk i pëlqeu kënga dhe me kurajën e një të reje u largua. Kjo krijoi nervozizëm. Pra u lidhën dy gjëra.
Kjo ishte periudha kur Marina Grabovari nisi të largohej.

Ndryshe nga ç’ndodhte me këngëtarët e tjerë, të cilët i stimulonin përmes arsimimit apo vendeve të mira të punës, Marina punonte si mësuese në një fshat pas malit të Dajtit, ku i duhej të përshkonte 2 orë me makinë e 2 orë më këmbë për të arritur në shkollë.

Më vonë në vitin 1989 Marina u transferua në kryeqytet , ishte faza kur edhe kishte krijuar një familje dhe ishte bërë me fëmijë.

Ndoshta pas ndërrimit siç shprehet edhe vetë këngëtarja mund t’i i shte rikthyer skenës, por për atë dukej sikur s’kishte ndodhur asgjë dhe gjithçka mbetej me ato cilësi.

“E vrarë shpirtërisht dhe për një kohë të gjatë nuk dëgjoja muzikë”.

Pas mungesës së saj prej më shumë se 30- vitesh në skenë ajo u rikthye në 2012 në një projekt «Albanian Excellence», një mbrëmje yjesh.

Lidhja me këtë projekt sipas rrëfimit të saj ka qenë e rastësishme, mjaftoi që i pëlqeu misioni dhe u entuziasmua pas tij.

Dalur në skenë 18 vjeç dhe kthehej sërish në të njëjtën skenë, pas 30 vjetësh. Konica.al

Pas

Shpërthim në qendër të Parisit, ndërtesa merr flakë. Disa të plagosur (VIDEO+FOTO)

Para

Skadimi i kartave të identitetit, zyrat e aplikimit të hapura dhe të shtunën

Para
Skadojnë kartat e identitetit për 1.4 milionë shqiptarë! Procedurat që duhen ndjekur

Skadimi i kartave të identitetit, zyrat e aplikimit të hapura dhe të shtunën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.