21:15 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

”Receta” e Lubonjës për qeverinë konsensuale, mesazhi i Metës për Ramën

18:21 | 22/03/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Receta” e Lubonjës për qeverinë konsensuale, mesazhi i Metës për Ramën

Kur kriza politike në vendin tonë është përherë e më e nxehtë në skenë kanë dalë analistët, ku secili prej tyre jep nga një ‘’recetë’’ sesi mund të zgjidhet ccështja. Vazhdimisht ata janë bërë pjesë e debateve dhe emëruesi i përbashkët i të gjithave është që nevojitet një konsensus i gjerë mes palëve.

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar sot për një televizion informativ dhe ka dhënë një zgjidhje të mundshme sipas tij të krizës. Për Lubonjën, kriza mund të zgjidhet me një qeveri të gjerë konsensuale, pa Edi Ramën dhe me Kryetarin e Kuvendit, Ilir Metën si negociator.

“Mendoj që nuk mund të vazhdohet kështu, kërkohet një zgjidhje nga ato që janë jashtë normales, siç kanë qenë nga ato të shumtat në historinë e Shqipërisë dhe jo një imponim me dhunë nga mazhoranca që do të tregojë se gjithçka është normale. Unë jam me nocionin që duhet një konsensus i gjerë i forcave politike, jo qeveri teknike, por një qeveri konsensuale që do të marrë përsipër të fusë vendin në normalitet”,- tha analisti.

Duke komentuar qëndrimet e kryeministrit në lidhje me kërkesat e opozitës, Lubonja e cilësoi Ramën arrogant, që “nuk dëgjon mendimin ndryshe dhe që do të dominojë vullneti i tij dhe i disa oligarkëve që ka pas vetes”.

Për të gjetur zgjidhjen e krizës, dhe për të ulur palët në një tryezë diskutimi, analisti nuk përjashtoi si mundësi një zgjidhje “me qetësi dhe dashuri” nga ato që vetëm kryeparlamentari, sipas tij, ua di radhën.

“Kryetari i Kuvendit është faktor i rëndësishëm, ai e shikon pak më ftohtë situatën siç thotë edhe vetë: Me qetësi dhe dashuri, raportin konfliktual të të dyja ekstremeve”,- shtoi Lubonja.

E sa për një zgjidhje të diktuar nga ndërkombëtarët, analisti solli si shembull vitin 1997-të, kur partnerët siç tha ai “ndërhynë” vetëm kur u dogj Shqipëria. “Faktori ndërkombëtar ka qenë përgjithësisht me qeveritë, me stabilitetin gjithnjë. Ndonjëherë edhe kundër demokracisë”,- shtoi ai.

Lubonja komentoi edhe deklaratën e djeshme të Metës për hyrjen e PS-së pa opozitën në zgjedhje. I pyetur se si e lexonte shprehjen e kreut të LSI-së se “pluralizmi kishte ardhur që në vitin 1990-të” analisti foli për sinjale të pastra paralajmërimi, që sipas tij, Meta i bënte Ramës.

“Meta ka ambiguitet në qëndrimet e veta, nuk kuptohet qartë por leximi është se ai do të marrë rolin e protagonistit, atij që kërkon të gjejë kompromisin. Por, nga ana tjetër bën edhe kalkulimet e veta, çfarë humbas dhe çfarë fitoj. Deklarata ishte një paralajmërim për Ramën, se nuk mund të marrë vendime i vetëm, pra të hyjë pa pluralizëm në zgjedhje, që duhet gjendur një marrëveshje, një proces. Nuk mund të vazhdohet kështu”, sqaroi ai. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: Fatos Lubonjaqeveri konsensualereceta per qeverine
Pas

Londra në terror, pas sulmit me makinë zbulohet një pako e dyshimtë pranë Parlamentit

Para

Italianët injorojnë ndeshjen me Shqipërinë, irritohet keq drejtori i TVSH-së dhe ka një ”kërcënim”

Para
Italianët injorojnë ndeshjen me Shqipërinë, irritohet keq drejtori i TVSH-së dhe ka një ”kërcënim”

Italianët injorojnë ndeshjen me Shqipërinë, irritohet keq drejtori i TVSH-së dhe ka një ''kërcënim''

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

Papa Leoni XIV: Lufta nuk duhet të bëhet normalitet, armët e avancuara janë tundim që duhet refuzuar

The Guardian: Rusia dhe Irani përballen me sfida globale, partneriteti i tyre në vështirësi

Shpërthen vullkani Lewotobi Laki-Laki në Indonezi, alarm maksimal dhe re hiri mbi 10.000 metra

Himarë/ Lirohet 27-vjeçari që përplasi me gomone turistin gjerman

Macron: Ndalni sulmet që nuk kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit

Media: Me përfshirjen e SHBA-ve në luftë, do të merrte pjesë edhe Hezbollahu

Këndi “Ibrahim Rugova” në bibliotekën e Budapestit, Osmani merr pjesë në inaugurim

Interneti pothuajse tërësisht i bllokuar në Iran

Përplasjet për zgjedhjet e 11 Majit shpërthejnë në Strasburg: PS dhe PD përballen përpara BE-së mbi Standardet Demokratike dhe integrimin europian

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.