Maqedonia ka mbajtur një ditë më parë referendumin ku u votua për emrin e ri të dakordësuar “Maqedonia e Veriut”. Pjesëmarrja e referendumit ishte e ulët, vetëm 36.79 ” e personave me të drejtë vote, të cilët votuan në masën 91.37% “PRO” ndryshimit të emrit.
Pas rezultateve ka ardhur edhe reagimi i kreut të shtetit të Maqedonisë, George Ivanov, i cili shprehet se në referendumine e mbrëmshëm qytetarët hodhën poshtë marrëveshjen e Prespës për Emrin.
Sipas tij, Maqedonia nuk do as BE e as NATO me kërcënime.
“Në referendumin e mbrëmshëm populli hodhi poshtë marrëveshjen e Prespës. Me mos votim, populli qartë tregoi se është kundër zgjidhjeve të shpejta, të imponuara dhe të dëmshme të cilat vendosen pa arritjen paraprake të konsensusit kombëtar. Shumica e qetë vendosi. Bojkoti është zëri i atyre të cilët ishin të nënçmuar dhe nuk u dëgjuan. Porosia e popullit është dërguar deri tek ata të cilët duhet ta dëgjojnë. Realiteti është se referendumi dështoi. Mos tentoni të ndryshoni këtë realitet. Mos e nënvlerësoni vullnetin sovran të popullit maqedonas. Nuk mund të flitet për shumicë në kushte kur nuk është plotësuar cenzusi ligjor. 36.9 % dalje nuk është vullnet i popullit, por 63.1% të cilët nuk kanë dalë. Sado që të shtrembëroni, nuk mund ta ndryshoni realitetin. Realiteti është se referendumi është i pasuksesshëm. Koha është për përgjegjësi para popullit maqedonas. Mbështetja për në BE dhe NATO është dëm kolateral i referendumit jopopullor. Mbështetjen për në BE dhe NATO nga 80% e ulët në vetëm 36.9%. Po i manipuloni qytetarët tanë ndërsa partnerëve euroatlantik po u jepni shfaqje dhe perceptime të rrejshme. Atyre të cilët përzihen në punët e brendshme të Maqedonisë dhe në mënyrë joparimore marrin anë, i porosis që t’i respektojnë konventat ndërkombëtare për marrëdhënie diplomatike. Nuk mund që ata të cilët ka deficit demokratik të imponojnë zgjidhje në kundërshtim me vullnetin e popullit maqedonas. Referendumi nuk është anketë. Vendimi i qytetarëve obligon. Kuvendi atë vendim duhet ta respektojë. Për këtë arsye përgëzoj popullin maqedonas, shqiptarët, turqit, serbët, romët, boshnjakët dhe vllahët për vendimin e tyre. Nuk kemi dilema se vendi i Maqedonisë është në BE dhe NATO. Por atje duhet të hyjmë me dinjitetin tonë njerëzor, pa kërcënime, presion dhe standarde të dyfishta”- theksoi presidenti i Maqedonisë George Ivanov.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post