Pas mbajtjes së referendumit në Maqedoni, ku u votua për emrin “Maqedonia e veriut”, emër ky i dakordësuar mes dy kryeministrave, atij grek dhe atij maqedonas në Prespë më 17 qershor, ka reaguar edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kryemadhi ka përshëndetur vullnetin e popullit të Maqedonisë, të cilët votuan në masën 91.37% “PRO” ndryshimit të emrit, ndonëse pjesëmarrja ishte ulët, vetëm 36.79 ” e personave me të drejtë vote.
Në reagimin e saj, Kryemadhi shprehet:
“Dëshiroj të përshëndes vullnetin e shprehur nga populli maqedonas për realizimin përfundimtar të marrëveshjes me shtetin fqinj Greqinë për çështjen e emrit.
Qytetarët e Maqedonisë dhanë mesazhin e qartë për perspektivën e tyre euro-atlantike.
I takon politikës maqedonase të veprojë me maturi për realizimin e marrëveshjes me Greqinë dhe etapave të integrimit të vendit në familjen euro-atlantike.”
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post