Presidenti i Klubit të Tiranës, Refik Halili ka dhënë një intervisteë me skype për emisionin “Fax Sport”, në Fax News me gazetaren Klevisa Alinani.
Halili tha se edhe klubi i Tiranës ka pësuar dëme të mëdha për shkak të masave p[ër parandalimin e pandemisë së Covid-19, ndërsa u pyet edhe për çështjen e rrogave të futbollistëve.
Ai tha se deri më tani nuk ka pasur ulje pagash, futbollistët kanë diskutuar në një mledhje për një masë të tillë, por që nuk është vendosur asgjë.
Halili pohoi gjithashtu se humbjet kanë qenë morale dhe monetare dhe theksin e vendosi tek mungesa e tuifozëve që sipas tij janë më të zjarrtit në shqipëri.
“Futbolli ka pësuar një dëm të madh në përgjithësi ne jemi mësuar me futboll dhe kemi dëshirë të vazhdojë. Sportistët e kanë pasur më të rëndë pasi nuk janë mësuar të qëndrojnë aq gjatë. Të gjithë ndodhen në Shqipëri dhe presin nga dita në ditë për të rinisur kompeticionet.
Nëse do flasim veçanërisht gjithësecili i di vetë humbjet e tij. Unë flas për klubin tim, sa ju përket shpenzimeve dhe rregullave që do të ndiqen. Ne i kemi humbjet disi më të mëdha. Ne kemi tifozërinë më të madhe. Ne do merrnim të ardhura nëse do lejoheshin në stadium. Përveç humbjes në të ardhura, mungesa e tyre është humbje e madhe edhe morale sepse janë një mbështetje e jashtëzakonshme për futbollistët dhe klubin.
Do kishim edhe disa sponsor në kushte normale, të cilët nuk do ti kemi. Ulje të rrogave? Unë nuk them se ndryshe nga gjithë të tjerët jam këtu afër presidentëve të tjerë brenda për brenda Shqipërisë. Të them të drejtën kemi bërë një takim me djemtë 10 ditë më parë. Jam optimist dhe nuk para kam frikë. Kemi folur dhe të them të drejtën nuk është se po e mbajmë sekret. Unë jam përgatitur që pagat futbollistëve tua paguajmë. Nëse vetë ata do bien dakort të bëjnë ndonjë skondo le ta bëjnë dhe ne do ishim dakort. Por duke parë situatën, them se nuk do ti prekim rrogat.
Skuadra po ecte mirë në ritmin e duhur, duke parë ndeshjet që do zhvilloheshin, të ardhurat do ishin më të mëdha e mbi të gjitha edhe një e ardhme më e mirë”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post